Lajme

Alban Tahiri bëhet teknologu i parë i kullimit të ujërave në Graubünden

Të mërkurën, Alban Tahiri është bërë qytetari i parë i Kantonit të Graubündenit me një diplomë të teknologut federal të kullimit të ujërave

Profesioni i teknologut të kullimit  të ujërave në nivel federal, EFZ për herë të parë ka hyrë në listën e profesioneve në vitin 2013, shkruan südostschweiz.ch.

Alban Tahiri nga Chur-i, kryeqyteti i kantonit Graubünden, është bërë këtë të mërkurë qytetari i parë i këtij kantoni që ka marrë diplomën federale për këtë profesion, transmeton albinfo.ch.

Tahiri e ka përvetësuar profesionin e tij në kompaninë Parpan Paulin AG, me qendër në Valbella dhe Domat / Ems.

Albani ka ikur nga Kosova si fëmijë në vitin 1999, ku iu desh të kthehej sërish pas një qëndrimi të shkurtër në azil në Zvicër.

Në vitin 2004 ai u lejua të hynte përsëri në Zvicër dhe prej atëherë është vendosur këtu.

Tahiri është qytetar i lokalitetit Obervaz që nga viti 2017. Ai ka punuar për mirëmbajtjen e rrjeteve të kanalizimeve në rajon për 18 vjet.

Cilat janë detyrat e Alban Tahirit?

Teknologët e kullimit të ujërave pastrojnë, mirëmbajnë, provojnë dhe riparojnë sistemet e kullimit në sektorin privat dhe në atë publik, përcjell albinfo.ch. Me punën e tyre, ata sigurojnë që gypat, linjat, boshtet dhe kanalet të jenë vazhdimisht në gjendje pune.

(Foto: PARPAN PAULIN AG)