Kosova
Përplasje mes Çitakut dhe Grenellit
Përplasja e tyre erdhi pas deklaratës së Grenell për festën e Vidovdanit, ku deklaroi se po përkujtohen “martirët e shenjtë serbë”.
Ish-emisari amerikan për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell nxiti reagime të shumta pas një postimi të bërë dje në “Twitter,” ku uroi serbët për festën e Vidovdanit.
Reagim të ashpër pas këtij postimi të Grenellit, pati edhe ish-ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku.
Çitaku, me anë të një postimi në llogarinë e saj në “Twitter”, ka thënë se Beteja e Kosovës nuk ishte e serbëve dhe në të mori pjesë ushtria Ballkanase kundër Perandorisë Osmane.
“Nuk ishte betejë e serbëve; ishte ushtria e Ballkanit që luftoi kundër pushtuesit Osman. Kjo betejë u bë miti themelor që vazhdon të ushqejë nacionalizmin serb që nga shekulli i 19-të duke na mbajtur të gjithëve peng”, shkroi Çitaku.
E ky reagim i Çitakut siç duket nuk i ka pëlqyer ish-emisarit Grenell, i cili i ka reaguar asaj përmes një postimi në “Twitter”.
Grenell ka thënë se njerëzit kanë nevojë për punë e zgjidhje dhe jo inate. “Ju ofendoheni së tepërmi. Duhet të jetë rraskapitëse gjetja e një inati në gjithçka. Njerëzit duan punë dhe zgjidhje –iu zgjasni dorën”, ka shkruar Grenell.
Pas kësaj sërish i është përgjigjur ish-ambasadorja Çitaku. Çitaku është shprehur se edhe ajo dëshiron punë dhe zgjidhje, por që qëndrimi i tij për Betejën e Kosovës ishte historikisht i pasaktë.
E-Diaspora
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë Festa e shoqatës “Bashkimi" nga Usteri kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë...
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor