Lajme

Dy zviceranë kërkojnë dëmshpërblim nga shteti për pasojat e vaksinimit

Sipas ligjit, kushdo që dëmtohet seriozisht nga një vaksinim i rekomanduar zyrtarisht, ka të drejtë kërkese të dëmshpërblimit

Për shkak të efekteve anësore serioze që dyshojnë se i kanë nga vaksinimi kundër Covid 19, dy persona ose përfaqësuesit e tyre po kërkojnë para nga Qeveria Federale.

Ata kanë paraqitur një kërkesë për kompensim ose dëmshpërblim në Departamentin e Punëve të Brendshme (FDHA) që mbulon edhe shëndetësinë.

Një zëdhënëse e Zyrës Federale të Shëndetit Publik (BAG) ka konfirmuar për agjencinë e lajmeve Keystone-SDA informacionin e publikuar nga “NZZ am Sonntag”.

Aplikimet tani do të shqyrtohen, transmeton albinfo.ch. Zëdhënësi i BAG nuk ka dhënë ndonjë informacion të mëtejshëm mbi personat që kanë bërë kërkesat. Po ashtu, nuk ka të dhëna për shumat e kërkuara të parave dhe efektet anësore të vaksinimit për të cilat ata janë ankuar.

Kërkesat bazohen në një dispozitë në Ligjin për Epidemitë, përcjall albinfo.ch. Sipas ligjit, kushdo që dëmtohet seriozisht nga një vaksinim i rekomanduar zyrtarisht ka të drejtë kërkese të dëmshpërblimit.