E-Diaspora
Futbolli, Pandemia dhe Homeoffice
Një fije shprese, ndonëse me një vit vonesë, po na kthehet me mbajtjen Kampionatin Europian, ku kanë filluar të hiqen masat parandaluese e të lejohen shikues nëpër stadiume
Gazetat e shtypura në gjuhën shqipe janë në zhdukje e sipër. Në Kosovë nuk shtypet me asnjë gazetë ditore. Gjithçka ka kaluar në shtypin online. Paradoksi i kësaj anomalie është se diaspora shqiptare në Zvicër ka ende mundësinë të zgjedhë mes shtypit online dhe, një reviste të vetme shqiptare që shtypet e shpërndahet falas. Revista mujore ka një emër të respektuar tek lexuesit dhe konsiderohet si burim lajmi për mediat kosovare e zvicerane kur bëhet fjale për komunitetin shqiptar që jeton ne Zvicër. Kjo revistë është natyrshëm albinfo.ch, e cila sjell rregullisht tema të larmishme integrative nga terreni, me jetën dhe të arriturat e diasporës shqiptare.
Në këtë numër ju mund të lexoni për artistin shqiptar Gjoni Tears, i cili ka arritur suksesin më të madh nga të gjithë këngëtarët shqiptarë në Eurovision. Në bazë të votave të jurisë, Zvicra, me Gjon`s Tears ishte madje në vendin e parë me 267 pikë, por nuk kishte marrë edhe votat e mjaftueshme të publikut.
Mes tjerash ju lexuese dhe lexues të nderuar, në këtë numër mund të lexoni edhe tema tjera interesante mbi arritjet e komunitetit tonë në Zvicër.
Por tema më kryesore do të jetë futbolli, pra sporti më i popullarizuar në botë, i cili po i vuan ende pasojat e pandemisë Covid19. Kampionatet e futbollit europian tashmë kanë shpallur kampionët e tyre për këtë vit, por mjerisht nën hijen e sindromit “Homeoffice”-pa shikues e pa (atë) atmosferën e njohur për të gjithë ne në stadium e vende ku zhvilloheshin ndeshjet.
Pra futbolli pa shikues nuk është më ai që ka qenë. Asgjë nuk është më si përpara, kur futbolldashësit elektrizoheshin disa javë më parë me flamuj të vendosur në vetura e ambiente të dekoruara enkas për tifozëri të futbollit. Sot futbolli shikohet pa emocione dhe përderisa nuk do të ketë shikues në stadiume, nuk do të ketë as emocione.
Megjithatë, një fije shprese, ndonëse me një vit vonesë, po na kthehet me mbajtjen Kampionatin Europian, ku kanë filluar të hiqen masat parandaluese e të lejohen shikues nëpër stadiume. Me pak fat do të mund të ishim edhe ne shqiptarët pjesë e drejpërdrejtë e këtij eventi të madh. Djemtë e Kosovës ishin shumë pranë kualifikimit, bënë një garë fantastike në Ligën e Kombeve dhe në sfidën (e para) fundit që duhej kaluar e që ishte e përballueshme për përfaqësuesen tonë, Kosovën, djemtë tanë nuk ia dolën. Lojtarët më të rëndësishëm të përfaqësueses tonë munguan në përballjen ndaj Maqedonisë Veriore për shkak të pandemisë dhe masave parandaluese të qëndrimit në distancë që ishin ndërmarrë nga klube e shtete ku ata luanin.
Sido që të jetë, bërthama e lojtarëve të Maqedonisë Veriore janë shqiptarë. Me Enis Bardhin, Ezgjan Alioskin e katër shqiptarë të tjerë, Maqedonia Veriore do të luajë për herë të parë në një event të këtillë, me gjysmën e ekipit shqiptar.
Lojtarët tjerë shqiptarë të padiskutueshëm të Kampionatit Europian që luajnë me Zvicrën janë mesfushorët e Premierligës: Shaqiri dhe kapiteni Xhaka. Kurse nuk mungon as Admir Mehmeti që luan prej vitesh në mënyrë konstante në Bundesligën gjermane. Ndërkaq, sulmuesi i ri i talentuar, Andi Zeqiri, i cili luan po ashtu në Premierligën angleze, nuk është ftuar nga selektori zviceran. Andi kishte refuzuar së fundmi Kosovën duke shpresuar të bëhej shqiptari i katërt i Zvicrës në këte Kampionat Europian, por Zvicra e ka fshirë atë nga lista, duke e lënë kështu në “Homeoffice”. Shpresojmë të mos e vuajnë mungesën e tij, pasi që sulmi zviceran nuk premton shumë. Zvicra ka bërë gabim që nuk e ka ftuar Andin, ndërsa Andi, ta gjykojë vetë nëse ka bërë gabim që ka refuzuar Kosovën.
Për fund: Ju dëshirojmë shumë kënaqësi në leximin e revistës sonë dhe në ndjekjen e Europianit 2020!
E-Diaspora
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama do të zhvillojë nesër (24 nëntor) takimin me shqiptarët në Londër,...
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor