Lajme
Pandemia rriti numrin e të pasurve, por ‘fundosi’ të varfrit
Ndonëse pandemia shkaktoi përçarje të mëdha në ekonominë globale, numri i milionerëve gjatë vitit që lamë pas u rrit me 5.2 milionë.
Duke iu referuar Raportit vjetor të Pasurisë Globale të ‘Credit Suisse’, nga uljet emergjente të normave të interesit dhe masat stimuluese të qeverive shpesh përfitonin ata që kishin më pak nevojë për mbështetjen e shtetit, duke ndihmuar që pasuritë e tyre të rriten përkundrejt rënies ekonomike.
Rritja e çmimeve të pronave të patundshme dhe tregjet e aksioneve luajtën po ashtu rolin e tyre.
Milionerët e dollarit, për herë të parë në histori tani përbëjnë më shumë se 1% të popullsisë globale.
Gjatë këtij viti pandemie u theksuan disnivelet e larta mes të pasurve dhe të varfërve, pasi ata që tashmë kishin fitime më të ulëta pësuan humbje të vendeve të punës dhe një rënie të të ardhurave për shkak të ngadalësimit ekonomik.
Në total, pasuria globale u rrit me 7.4% në vitin 2020, me fitime që i atribuohen kryesisht rritjes në SHBA, Evropë dhe Kinë, ndërsa pasuria e përgjithshme në Amerikën Latine dhe Indi pësoi rënie.
E-Diaspora
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë Festa e shoqatës “Bashkimi" nga Usteri kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë...
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor