Integrimi
Nismë e Arbër Bullakajt për fitimin e pasaportës zvicerane me 4 vjet qëndrim
"Aktion Vierviertel" synon të arrijë qëllimin përmes iniciativave politike në të gjitha nivelet. Por, nëse nuk ka sukses, ajo do të iniciojë një iniciativë popullore
Një shoqatë e posakrijuar, bashkëkryetar i së cilës është politikani i njohur shqiptar i Zvicrës, Arbër Bullakaj, kërkon që të huajt të kenë të drejtë të marrin pasaportën zvicerane pas 4 vitesh qëndrimi në Zvicër.
Aktualisht, të drejtë aplikimi për këtë pasaportë kanë të huajt që kanë mbushur 10 vite qëndrim në vend dhe që plotësojnë një sërë kushtesh të tjera, shkruan albinfo.ch
Siç shkruan gazeta NZZ am Sonntag, shoqata me emerin “Vierviertel” (katër të katërtat), këtë synim ështëe gatshme ta realizojë, nëse është e nevojshme me një iniciativë popullore.
“Një iraniani, për t`u natyralizuar në Schlieren i është kërkuar të dinte orarin e autobusëve midis Cyrihut dhe Schlierenit ndërsa një gruaje kosovare në Hochdorf në kantonin e Lucernit i është refuzuar pasaporta e kuqe sepse ajo nuk kishte qendrën e saj kryesore të jetesës në qytet, trasnmeton albinfo.ch. Komisioni i natyralizimit kishte përdorur madje edhe faturat e energjisë elektrike të gruas, si dëshmi”, shkruan gazeta, duke paraqitur disa nga rastet më absurde në praktikën e natyralizimit, në Zvicër.
“Shembuj të tillë të praktikës së diskutueshme të natyralizimit po paraqiten rregullisht në publik. Ajo që është përshkruar në mënyrë satirike në filmin “Die Schweizermacher” të vitit 1978 vazhdon të jetë realitet edhe sot në disa vende, në Zvicër.
Prandaj, “Aktion Vierviertel” dëshiron ta ndryshojë këtë, transmeton albinfo.ch. Shoqata bën thirrje për një të drejtë themelore për natyralizim për dy milionë të huajtë që jetojnë në Zvicër. Kushdo që ka qëndruar këtu për të paktën katër vjet, duhet të marrë të drejtën e pasaportës zvicerane. Ndërsa fëmijët e lindur këtu nga prindërit që banojnë në Zvicër, duhet të natyralizohen automatikisht, kërkon shoqata.
“Një e katërta e popullsisë zvicerane aktualisht është e margjinalizuar”, thotë Arber Bullakaj, bashkë-kryetar i fushatës. Për këtë grup (pa pasaportë zvicerane) përveç që është pa të drejta politike, edhe jeta shoqërore po bëhet gjithnjë e më e vështirë.
Lëvizja “Vierviertel” është organizuar në një shoqatë. Bullakaj, që është ndërmarrës dhe politikan i PS, thotë se bëhet fjalë për një aksion veprimi të gjerë të shoqërisë civile, i cili synon të krijojë bazën për një shoqëri të re.
Avokatja nga Cyrihut, Fanny de Weck (bashkëkryetare) shprehet e shqetësuar nga praktika aktuale jo konsistente e natyralizimit. “Në komuna të caktuara, ata që duan pasaportën e kuqe, thjesht, janë të pafat”. Ajo ka njohuri për procedurat maltretuese në këto raste, transmeton albinfo.ch. Ligji i zbatueshëm nuk është aktualizuar dhe, sipas saj, çon në praktikë arbitrare.
De Weck tregon se politika dikur ishte madje më progresive sesa sot. Në fillim të shekullit 20, Qeveria Federale kishte propozuar uljen e numrit të të huajve në Zvicër duke mundësuar një proces më liberal të natyralizimit: kjo u drejtohej posaçërisht fëmijëve të të huajve në Zvicër.
Edhe “Vierviertel” gjithashtu dëshiron të fillojë me ta. Duhet të jetë e vetëkuptueshme që fëmijët e lindur dhe të rritur këtu të kenë të njëjtat të drejta, shpjegojnë në shoqatë.
Nga viti 2029 në Zvicër është në fuqi një ligj i ri për natyralizimin. Ai ka për qëllim të lehtësojë natyralizimin e të huajve të gjeneratës së tretë. Po ashtu, është zvogëluar kohëzgjatja e qëndrimit që u kërkohet të huajve për të pasur të drejtë aplikimi për pasaportën e kuqe.
Por, nga ana tjetër, kriteret janë ashpërsuar. Siç tregojnë statistikat, natyralizimet kanë rënë ndjeshëm, pas hyrjes në fuqi të ligjit të ri. “Janë vendosur pengesa shtesë në rrugën e natyralizimit”, thotë Arber Bullakaj.
“Aktion Vierviertel” dëshiron të arrijë qëllimin për të lehtësuar natyralizimin, duke bërë iniciativa politike në të gjitha nivelet – në parlamentet lokale dhe kantonale. Planifikimi është afatgjatë, thekson Bullakaj, përcjell albinfo.ch. Por, nëse kjo qasje nuk ka sukses, shoqata do të iniciojë edhe një iniciativë popullore.
Të ngjashme
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë Festa e shoqatës “Bashkimi" nga Usteri kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë...
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Jeta në Zvicër
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert Të apasionuarit pas skijimit janë duke buzëqeshur. Reshjet e fundit të borës kanë lejuar vendpushimet e...
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara