Lajme

Amerikanët e vaksinuar mund të vizitojnë Zvicrën

 

Këshilli Federal njoftoi se për shkak të situatës së favorshme epidemiologjike në Zvicër, vendi do të hapë kufijtë e tij për turistët e vaksinuar nga kombet e treta, përfshirë SHBA-në, nga 28 qershori, pesë ditë pas ratifikimit të urdhëresës aktuale që ndalon hyrjen, transmeton albinfo.ch.

Sidoqoftë, udhëtarët nga vendet ku ‘variantet’ po qarkullojnë aktualisht, siç janë Brazili, Kanada, India, Afrika e Jugut, Nepali dhe Britania e Madhe, nëse nuk janë vaksinuar, nuk do të mund të vizitojnë Zvicrën. Të gjithë të tjerët akoma do të duhet të paraqesin një test negativ dhe do të kërkohet të bëjnë karantinë pas mbërritjes.