Lajme

Austri: SPÖ kërkon lehtësim për pajisjen me pasaportë austriake

Partia Socialdemokrate e Austrisë (SPÖ) i ka bërë kërkesë Qeverisë austriake të këtë lehtësime për të gjithë ata që dëshirojnë të pajisen me nënshtetësinë austriake.

Sipas SPÖ-së, të drejtë ligjore për aplikim të shtetësisë duhet ta kenë të gjitha ata persona që kanë mbi gjashtë vjet qëndrimi të ligjshëm në Austri. Partia, e cila udhëhiqet nga zonja Rendi Wagner, ka kërkuar gjithashtu që të gjithë fëmijët e lindur në Austri të marrin nënshtetësinë automatikisht, pavarësisht nga nënshtetësie e prindërve.

Ky propozim i rikthye pas aplikimit nga Rinia Socialiste në konferencën e partisë SPÖ në vitin 2018, e cila ishte caktuar nga grupi punues i migracionit nën udhëheqjen e kryetarit të Bashkisë së Kärntner, Peter Kaiser, raporton orf.at

Ky propozim u përpunua edhe një herë dhe më pas u vendos unanimisht në Komitetin ekzekutiv të Partisë Socialdemokrate, transmeton albinfo.at

SPÖ gjithashtu dëshiron të ulë pengesat financiare për marrjen e pasaportës austriake. Shtetësia duhet të jetë e mundshme për të gjithë ata që nuk kanë marrë shumicën e ndihmës sociale në të paktën 36 muaj në gjashtë vjetët e fundit.

Por vetëm pak ditë më vonë, kërkesa e SPÖ-së është kundërshtuar nga ÖVP-ja, partia që udhëheq qeverinë austriake. Kancelari Sebastian Kurz ka thënë për “Krone Zeitung” se është kundër zhvlerësimit të shtetësisë austriake. “Unë e refuzoj këtë kërkesë. Ministrja e Integrimit, Susanne Raab (ÖVP), është po ashtu kundër”, ka thënë ai.