Lajme
Konferencë shkencore mbi mërgatën shqiptare
Se shqiptarët në mërgim gjithmonë ishin dhe janë edhe sot të lidhur shpirtërisht dhe fizikisht me atdheun e tyre nuk ka dyshim. Ata tani janë mjaft të organizuar edhe nëpërmjet shoqatave të ndryshme.
Një shembull të tillë e tregon më së miri Shoqata Ndërkombëtare me seli në Kapfenberg (“Internationaler Verein Kapfenberg” – Österreich), të Austrisë e cila me datë 15.05.2021, organizoi konferencën shkencore online, me titull: “Mërgata nën hijen e tanishme të kohës”.
Në këtë konferencë paraqiten kumtesat e tyre njerëz nga bota akademike nga Kosova dhe nga vendet e ndryshme të botës, ku jetojnë shqiptarët. Fjalën përshëndetëse ne gjuhen shqipe dhe gjermane e paraqiti anëtar nderi i kesaj Shoqate, Prof. Asoc. Dr. Islam Qerimi, LL.M., nga Universiteti “Isa Boletini” në Mitrovicë, i cili vëri në spikamë rëndësinë jetike të takimeve të tilla për shoqërinë tonë të shkapërderdhur në të katër anët e botës.
Prof. Izri Rexha- mësimdhënës nga Austria paraqiti kumtesën e parë me titull: “Kultura e mangët e bashkëpunimit dhe komunikimit të zyrtarëve të Kosovës”. Në vazhdim Dr. Sc. Mustafë Haziri, nga Instituti i Historisë në Mitrovicë, në kumtesën e tij elaboroi në mënyre shkencore rëndësinë e diasporës shqiptare në vite, me anë të organizimeve të ndryshme duke raportuar me shifra kontributin financiar ndër vite, si dhe mënyrën se si të gjinden modalitete më të favorshme për investime të reja në Republikën e Kosovës. Një prezantim i MSc. Shkipe Bunjaku nga Suedia me kumtesën mbi rolin e femrës shqiptare në mërgim në aspektin edukativ dhe arsimor duke i bazuar që nga edukata familjare deri te ajo arsimore zgjoi kureshtjen e pjesëmarrësve të kësaj konference.
MSc. Fexhrije Ilazi e cila u paraqit nga SHBA-të u përqendrua më tepër në rolin e individit në mërgim në mungesë të bashkëpunimit dhe afrimit të kuadrove shqiptare për një vizion uniteti në mërgim për të arritur qëllimet që kemi.
MSc. Nazmi Jusufi, PhD. (c) nga Holanda e paraqiti një pasqyrë të arriturave të mërgimtarëve në fusha të ndryshme, e disa nga ta edhe duke i prekur edhe majat e shkencës, artit dhe sportit. Z. Jusufi një rëndësi të veçantë i kushtoi edhe investimeve në patundshmëri, gastronomi, si dhe investimeve tjera. Gjithashtu, Xhemajl Kuliqi MSc. (c) referoi mbi rëndësinë e remitencave nga mërgata duke ruajtur mirëqenien sociale deri më tani. Rexhep Krasniqi jurist i dipl., një ish mërgimtar në Austri, foli për rëndësinë e afrimit të gjeneratave të reja me kulturën shqiptare përmes vizitave në muzetë dhe objektet me trashëgimi kulturore shqiptare.
MSc. Zejnullah Jakupi, PhD. (c) nga Universiteti i Lirë i Berlinit, e përshkroi në mënyrë shkencore rolin e mediave në ruajtjen e identitetit kombëtar duke elaboruar mediat si pjesë të inkorporuar të integrimit dhe informimit. Me tutje Dr. Sc. Salihe Salihu – Drejtore e Institutit kosovaro – suedez u përqendrua në tematikën e orientimit të mërgatës sonë në të kaluarën dhe të tanishmen. Ajo përmendi veçanërisht rëndësinë e mërgatës sonë në periudhën e okupimit serbo-jugosllav dhe organizimin e saj në mërgim, nëpërmjet formave të ndryshme.
Në vazhdim MSc. Fahredin Verbovci, PhD (c) – Drejtor i Policisë Rajonale të Prishtinës gjithashtu preku pika të rëndësishme mbi rolin e mërgatës në aspekte të ndryshme të kohës, në lidhje me përkrahjen e tyre në shtetndërtimin e Republikës së Kosovës.
Prof. Dr. Bashkim Haziri nga Anglia në fjalimin e tij u përqendrua në përvojën personale, si mësimdhënës në motivimin dhe rëndësinë jetike të shkollimit të kuadrove shqiptare në mërgim.
Profesori Islam Qerimi në punimin e tij të përgatitur për këtë konferencë paraqiti të dhëna shkencore në lidhje me aspektet e arsimimit (mos-asimilimit) të mërgatës sonë në shtetet e ndryshme evropiane. Ndër të tjerash, Qerimi potencoi domosdoshmërinë e rritjes së numrit të mësimdhënësve shqiptarë në shtetet e ndryshme evropiane, ku jetojnë mërgata e jonë. Sipas tij, integrimi i mërgatës sonë në vendet ku ata jetojnë nuk do të thotë asimilim, por mosnjohja e gjuhës, traditës, kulturës, historisë dhe identitetit kombëtar nga ta, sjell në rrezik potencial, që brezat e ardhshëm atje të humbin ndjenjën për lidhje me kombin dhe atdheun. Prandaj, në kumtesën e tij, ai kërkoi që pos bashkëpunimit edhe më të ngushtë në mes mësimdhënësve të mërgatës sonë, të involvohen edhe institucionet përkatëse të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë.
Në pjesën e pyetjeve dhe diskutimeve u inkuadruan edhe profesorë, publicistët dhe gazetarët nga viset e ndryshme të botes si: Bashkim Haziri, Miftar Zagraxha, Isuf Tërshana, Albert Krasniqi, Safet Gashi, Arbër Pllana, Asllan Qerimi e të tjerë.
Në fund të kësaj konference paneli drejtues i kësaj konference në bazë të diskutimeve dhe pas një debatit të mirëfilltë argumentues nxori edhe këto konkluzione:
- Roli i mërgatës shqiptare vlerësohet si i pazëvendësueshëm, meqenëse gjatë gjithë kohës ka dhënë kontribut të madh në ruajtjen e mirëqenies dhe funksionimin e jetës sociale si para, gjatë dhe pas okupimit serbo-jugosllav.
- Gjatë kohës së okupimit mjetet e mbledhura në mërgim ishin një injeksion i mirë financiarë në mbajtjen e institucioneve paralele të Republikës së Kosovës duke filluar që nga arsimi, shëndetësia, kultura etj.
- Edhe lufta mërgatën e zuri të motivuar jo vetëm në dhënien e mjeteve financiare por edhe në pjesëmarrje aktive në luftë, ku edhe shumë prej tyre sot janë heronj, dëshmorë dhe martirë të kauzës sonë kombëtare.
- Paslufta Kosovën e gjeti në një gjendje të vështirë ku ishin të shkatërruara shumë shtëpi, shkolla, dhe objekte publike. Në këtë gjendje veprimi i mërgatës ishte shumë energjik duke ofruar ndihma materiale për familjarët me qëllim të ndërtimit të infrastrukturës së banimit dhe në mënyrë direkt duke ndikuar edhe në forcimin e institucioneve përmes pagesave të taksave të ndryshme.
- Koha e re e gjënë mërgatën në një pozitë krejt tjetër duke u munduar që krahas luftës për mos asimilim në vendet ku ata jetojnë njëkohësisht edhe përpjekja e tyre për të ndihmuar dhe avancuar vendin në çdo aspekt nuk pushon.
Në fund të kësaj konference, u vendos që, takime të tilla me tematikë të cilat janë me interes të mërgatës sonë, të zhvillohen edhe në të ardhmen, duke përzgjedhur temën e radhës në lidhje me trashëgiminë kulturore dhe te drejtën zakonore të shqiptarëve.
Paneli drejtues falënderoi edhe anëtaret tjerë të kësaj shoqate për mbarëvajtjen e kësaj konference ndërsa një falënderim i veçantë u adresua në shtetin austriak për përkrahjen e vazhdueshme që ka ofruar në vazhdimësi për shtetin e Kosovës dhe Shqipërisë
Përgatiten:Prof.Asoc.Dr.Islam Qerimi,LL.M
Vehbi Haliti- Bashkëkoordinator dhe moderator të Konferencës.
E-Diaspora
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë Festa e shoqatës “Bashkimi" nga Usteri kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë...
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor