Lajme

Dy specialitete, produkte tipike dhe unike të Zvicrës

Dy specialitete zvicerane tani kanë status të mbrojtur

Proshuta Jambon de la Borne dhe sallami Boutefas nga Vaud dhe Fribourg do të mbajnë etiketat e mbrojtura të emrave të origjinës (PDO) dhënë produkteve tipike dhe unike me lidhje të forta me vendin në të cilin janë bërë, transmeton albinfo.ch.

Jambon de la Borne dhe Boutefas janë dy produkte tipike dhe unike, jo vetëm për origjinën dhe historinë e tyre, por edhe për prodhimin, cilësinë dhe shijen e tyre.

Mbrojtja e këtyre emrave do të bëjë të mundur mbrojtjen e reputacionit dhe cilësisë së tyre të shkëlqyeshme, shkruajnë mediat zvicerane.

“Të bëra në traditat shekullore, recetat dhe njohuritë artizanale për të bërë Jambon de la Borne dhe Boutefas janë përcjellë gjatë shekujve në familjet rurale”, tha Zyra Federale e Bujqësisë në një njoftim për shtyp.

Në përgjithësi, 40 produkte zvicerane kanë një etiketë PDO. /Albinfo.ch