Lajme
Shqipëria, e fundit në rajon për shumën e parave që dërgojnë emigrantët
Janë 1.6 milionë emigrantë që ndihmojnë ¼ e familjeve shqiptare me të ardhurat që marrin nga puna ose nga biznesi i tyre shprehet Banka e Shqipërisë
Krizat ekonomike që goditën Greqinë, e më pas Italinë u ndjenë fort nga familjet shqiptare. Arsyeja është se emigrantët po dërgonin gjithmonë e më pak para në shtëpi për prindërit që kanë lënë pas apo të afërmit.
Ky trend ende vijon dhe këtë e pohojnë familjarët e emigrantëve, disa prej tyre kanë kthyer edhe familjet në atdhe.
Shqipëria është e fundit në rajon për volumin e parave që dërgojnë emigrantët, por kjo vetëm sipas statistikave zyrtare. Janë 1.6 milionë emigrantë që ndihmojnë ¼ e familjeve shqiptare me të ardhurat që marrin nga puna ose nga biznesi i tyre shprehet Banka e Shqipërisë.
Gjatë vitit të kaluar me fillimin e pandemisë shumë dërgesa parash u deklaruan dhe u formalizuan për shkak të kufizimeve, gjë që solli rritje të vlerës së regjistruar thotë Banka Botërore, por sa i përket volumit ne mbetemi të fundit në rajon, transmeton TCH, përcjell Albinfo.ch.
Paratë që dërgojnë emigrantët, quhen remitancat dhe në vlerë janë më të mëdha edhe se investimet e huaja apo eksportet e mallrave të Shqipërisë. Një pjesë e tyre kalojnë nëpërmjet bankave ndërsa pjesa tjetër nuk deklarohen dhe paratë kalohen ilegalisht në Shqipëri.
Gjatë pandemisë u vu re një rritje e parave të sjella nga emigrantët, por kjo shpjegohet vetëm me pamundësinë e tyre për të ardhur fizikisht pranë familjes nga pandemia, dhe paratë i kanë nisur nëpërmjet bankave.
Remitanca (2019)
1.68 milionë emigrantë dërguan rreth 1.32 mld euro
Burimi: Banka e Shqipërisë
TAB 2
Remitanca (2020)
1.4 mld euro Diferenca: +8 mln euro
E-Diaspora
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë Festa e shoqatës “Bashkimi" nga Usteri kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë...
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor