Lajme
The Economist: Lulëzon pastrimi i parave në Ballkan
Më 12 maj prokurorët në Maqedoninë e Veriut akuzuan ish-kryeministrin Nikolla Gruevski për pastrim parash. Është pohuar se ai ka grumbulluar para të dhuruara në emër të partisë së tij, i cili ka blerë patundshmëri në Belize në mënyrë të paligjshme për të fshehur pronësinë e saj. Mirëpo, Gruevski thotë se çështja është e motivuar politikisht.
Ndërkohë në vendpushimin boshnjak të Jahorinës, gangsterë dhe zyrtarë të korruptuar kanë investuar në hotele. Pra, të gjitha llojet e korrupsionit janë të përhapura.
Një mërgimtar, i cili ka ndërtuar gjysmën e një blloku të banesave pranë shtëpisë së tij në Vlorë, aktualisht i ka ngecur ndërtimi, sepse ai nuk pranon të paguajë ryshfet për të siguruar lejet e nevojshme.
Në gjithë Ballkanin paratë e pista po pastrohen përmes patundshmërive, duke “prishur” tregun dhe rritur çmimet – për inat të kërkuesve të zakonshëm të shtëpive, shkruan The Economist.
Kullat luksoze po lulëzojnë në Tiranë, Prishtinë dhe Beograd. Megjithëse ekonomitë e Ballkanit janë goditur rëndë nga pandemia COVID-19, çmimet e pronave në këto vende kanë sfiduar tendencën. Në Tiranë, patundshmëritë janë dyfishuar që nga viti 2017. Në gjithë Shqipërinë vlera e transaksioneve të pasurive të patundshme gjatë vitit 2020 është rritur me 6.7 për qind.
Pastrimi i parave të drogës, veçanërisht nga trafiku i kokainës, i cili ka lulëzuar në vitet e fundit, është një arsye pse çmimet po rriten, kështu thuhet në raportin më të ri të Iniciativës Botërore kundër Krimit të Organizuar Transnacional që është një rrjet ndërkombëtar i specialistëve të krimit.
Të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor kanë ligjet e duhura kundër pastrimit të parave, por zbatimi i tyre është i mangët.
Në dekadën e kaluar, grupet e krimit në Ballkan kanë tejkaluar vendet e origjinës. Ata tani fitojnë shumë para jashtë vendit të tyre. Prandaj, siç thotë raporti, një pjesë e madhe e fitimeve të këtyre grupeve është investuar edhe jashtë vendit, mirëpo ata ende investojnë në “shtëpi”.
Fatjona Mejdini, e cila ndihmoi në hartimin e raportit, thotë se qeveritë e vendeve të Ballkanit janë ambivalente në lidhje me pastrimin e parave.
“Ata duan ta godasin atë [pastrimin e parave], por njëkohësisht mirëpresin këto investime, të cilat mund të krijojnë vende të reja të punës. Sa për gangsterët, ata janë konservatorë kur bëhet fjalë për t’i investuar ato. Atyre u ‘mungon imagjinata’”, thotë Mejdini, prandaj “ata preferojnë tulla dhe llaç më shumë se llojet e tjera të biznesit, të cilat mund ta përdorin për ta pastruar plaçkën e tyre”.
E-Diaspora
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë Festa e shoqatës “Bashkimi" nga Usteri kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë...
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor