Tematike
Rusi dënohet pasi ka goditur kosovarin, ky i fundit atakon vendimin
Një shofer rus automobili është dënuar me urdhër arrest pas një shpërthimi të zemërimit. Mirëpo vendimin gjyqësor e ka atakuar pala e dëmtuar
Ka ndodhur në një të shtunë të shkurtit të vitit të kaluar: Borisi (emër i ndryshuar) po udhëtonte me gruan e tij në makinë nga Waldshut-i, Gjermani, në Zurzach, Zvicër.
Nga ana tjetër, duke lënë zyrën doganore gjermane pranë Koblenz-it, shoferi me prejardhje kosovare, Arditi (emër i ndryshuar) kishte dashur të hynte në kolonën e makinave, shkruan gazeta Badener Tagblatt.
Kur makina që ecte përpara Borisit i kishte mundësuar këtë Arditit, Borisi qe zemëruar aq shumë sa që e kishte ndjekur Arditin në anën zvicerane duke i treguar gishtin e mesëm (shenjë fyerjeje) në rrethrrotullim.
Pasi e kishte kuptuar këtë, Arditi qe ndalur pas urës hekurudhore ngjitur me rrugën kryesore. Borisi 48-vjeçar bëri të njëjtën gjë menjëherë. Doli, hapi me forcë derën e shoferit të Arditit dhe e goditi 32-vjeçarin.
Pas kësaj, Arditi doli gjithashtu, dhe Borisi i dha atij sërish një goditje në mjekër, me ç`rast e nokautoi atë, duke e lënë të shtrirë përtokë, tranmseton albinfo.ch. Për më tepër, Borisi kishte vazhduar ta keqtrajtonte Arditin dhe e kishte ndërprerë këtë vetëm pas ndërhyrjes së të shoqes.
Më pak se një vit më vonë, Borisi është dënuar nga Gjykata e Qarkut, Zurzach, me një gjobë prej 16,800 frangash, me kusht për dy vjet, dhe një kompensim dëmi prej 1200 frangash për dëmtime të lehta trupore dhe fyerje (për tregimin e gishtit të mesit).
Por, ka qenë Arditi dhe jo Borisi, ai që ka kundërshtuar këtë vendim gjyqësor. Që një person i dëmtuar të bëjë një ankesë të tillë e kishte bërë të mundur një vendim i Gjykatës Federale nga viti 2015.
Goditja në mjekër i kishte shkaktuar Arditit thyerjen e nofullës së poshtme, gjë që kisishte detyruar atë t`i bënte dy operacione.
Avokati i kosovarit ka theksuar se një shkelje e tillë i jep të drejtë palës së dëmtuar që të kërkojë ndihmë juridike dhe të paraqesë padi civile, transmeton albinfo.ch. Kështu, ai ka kërkuar që Borisi t’i paguante klientit të tij një kompensim prej të paktën 2,000 frangash, t`ia mbulonte shpenzimet për udhëtimet e shumta te mjeku dhe spitali si dhe taksat ligjore.
Borisi, i lindur në Rusi kishte kryer shërbimin ushtarak në Berlinin Lindor menjëherë pas rënies së Murit, tranmseton albinfo.ch. Ai ka jetuar me gruan e tij gjermane në Waldshut për 20 vjet dhe është natyralizuar në Gjermani.
Për habinë e gjyqtarit të vetëm, Cyrill Kramer, Borisi këmbënguli të kishte një përkthyes i cili, për më tepër, kishte shumë punë gjatë gjyqit.
Borisi me këtë rast ka thënë se Arditi i ka treguar atij gishtin e mesëm dhe jo e kundërta. Pastaj, sipas tij, ai vetëm e ka shtyrë Arditin, i cili, nga ana tjetër, e ka goditur i pari, përcjell albinfo.ch. Pas një hezitimi të të gjatë, Borisi megjithatë ka pranuar se e ka goditur Arditin në mjekër.
Gjykatësi i vetëm i këtij procesi gjyqësor, Cyrill Kramer ka ngritur urdhëresën ndëshkruese e dënimit për gjykim dhe ka adresuar pretendimet e Arditit për padi civile.
Tani, Borisi dhe Ardit duhet të paguajnë së bashku, taksat procedurale dhe shpenzime tjera që arrijnë në 4031 franga.
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër? Gomat e dimrit nuk janë të detyrueshme në Zvicër. Ekspertët besojnë se rregulloret aktuale janë të...
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes