Kosova

Kryeministri Kurti uron për festën e Fitër Bajramit

“Në këtë ditë feste, le të shumëfishojmë lumturinë duke e ndarë me të tjerët, duke uruar më të mirat për njëri-tjetrin dhe duke u kujdesur për shëndetin e njëri-tjetrit"

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar besimtarët e fesë myslimane për festën e Fitër Bajramit, transmeton albinfo.ch.

Ai ka shkruar se në mesin e begative të festës së Bajramit le t’i kujtojmë kufizimet e përjetuara gjatë Ramazanit, ashtu që reflektimet nga ky muaj të na shoqërojnë përgjatë gjithë vitit.

“Në këtë ditë feste, le të shumëfishojmë lumturinë duke e ndarë me të tjerët, duke uruar më të mirat për njëri-tjetrin dhe duke u kujdesur për shëndetin e njëri-tjetrit. Mbarësia e kësaj dite le të vulosë besimin se çdoherë mund të japim më shumë, më shumë se sa që marrim.  Qofshin zemrat tuaja gjithmonë burim shprese! Qoftë kjo festë gëzim për të gjithë!”, ka shkruar Kurti në një postim në rrjetet sociale.