Lajme
Kancelari austriak Kurz, nën hetim nga strukturat e antikorrupsionit
Kancelari i Austrisë, Sebastian Kurz, konfirmoi të mërkurën se është nën hetim nga strukturat e antikorrupsionit.
Hetimi po përqendrohet mbi disa deklarata, të cilat pretendohet se nuk kanë qenë të vërteta, të dhëna gjatë Komisionit parlamentar hetimor mbi çështjen e ashtuquajtur “Ibizagate”.
Skandali i vitit 2019 çoi në largimin e zv.-kancelarit Heinz-Christian Strache, asokohe në koalicion me Kurz.
Edhe pse i ka mohuar pretendimet, Kurz beson që hetimi me shumë gjasë do të pasohet me kallëzim penal dhe tha se do të pranonte të merrej në pyetje në rast se çështja përfundon në gjykatë, raportoi agjencia e lajmeve APA.
Kurz tha se nuk planifikon të japë dorëheqjen.
Hetimi “Ibizagate” erdhi pas qarkullimit të një videoje, ku Strache shfaqej duke ofruar ndere tek një investitor rus në këmbim të mbështetjes së këtij të fundit për partinë e tij të djathtë “Freedom Party”.
Ngjarja pretendohet se është regjistruar në ishullin spanjoll Ibiza, shumë pak para zgjedhjeve në Austri më 2017.
Pas rënies së qeverisë, u mbajtën zgjedhje të reja dhe Kurz u rizgjodh, këtë herë duke formuar koalicion me Partinë e Gjelbër.
Kurz tha para Komisionit parlamentar se “është përpjekur gjithmonë” t’u përgjigjet pyetjeve në vërtetësi të plotë.
Shefi i kabinetit të Kurz, Bernhard Bonelli, është gjithashtu nën hetim./Euronews
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë Festa e Shoqatës “Bashkimi Uster” kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë...
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor