Lajme

Ekonomia britanike pritet të shënojë rritjen më të lartë që nga 1941

Ekonomia e Britanisë së Madhe pritet të rritet me 7.25 për qind këtë vit, ringritja e saj më e madhe që nga viti 1941, tha të enjten Banka e Anglisë.

Ekonomia e Mbretërisë së Bashkuar pësoi recesionin e saj më të keq në më shumë se 300 vjet, vitin e kaluar si rezultat i pandemisë COVID-19 dhe masave të vendosura për të frenuar përhapjen e virusit.

Banka e Anglisë tha se parashikimi i saj i realizuar më parë vlerësoi se ekonomia e Mbretërisë së Bashkuar do të rritej me 5 për qind këtë vit.

Meqenëse parashikon që rritja do të ndodhë më herët sesa pritej, ajo ka publikuar edhe parashikimet e saj për vitin e ardhshëm. Sipas bankës, pritet një rritje prej 5.75 për qind në vitin 2022.

Nëse rritja kthehet aq shpejt sa pret banka qendrore, ekonomia britanike do të kompensojë të gjithë terrenin e humbur gjatë pandemisë deri në fund të këtij viti.

“Rastet e reja me COVID në Mbretërinë e Bashkuar kanë vazhduar të bien, programi i vaksinimit po vazhdon me shpejtësi dhe kufizimet në aktivitetin ekonomik po lehtësohen”, u tha gazetarëve guvernatori i bankës, Andrew Bailey.

Ai theksoi se pandemia do të lërë një efekt afatgjatë në ekonominë britanike.

Mbretëria e Bashkuar është një nga vendet më të prekuraq në Evropë nga COVID-19, me më shifër prej 127,500 vdekje.

Përhapja vaksinimit megjithatë është ndër më të shpejtat në botë.