Tematike
“Gimi” kritikon me një këngë rap, komunën që i kishte refuzuar pasaportën
Mergim Ahmeti qe bërë i njohur për shkak të historisë së tij të natyralizimit. Tani ai po i dërgon komunës nnjë "letër të hapur" në formë videoje me muzikë rap
Një vit pas natyralizimit të tij, Mergim Ahmeti vazhdon të kritikojë komunën e Oberriet. Ai gjithashtu u jep kurajë atyre që kanë pasur fatin e tij
Mergim Ahmeti, i njohur gjithashtu si “Gimi”, është mbase zvicerani më i njohur në regjionin Rheintal (Kantoni St. Gallen).
Shqiptari tani 25-vjeçar, me prejardhje nga Kosova, u natyralizua më në fund një vit më parë, pas shumë refuzimesh, shkruan rheintaler.ch.
Ndërkaq, tani ai po i dërgon komunës në fjalë një “letër të hapur” në formën e një videoje me muzikë rap.
Mergim Ahmeti qe bërë i njohur për shkak të historisë së tij të natyralizimit.
Vetëm tre vjet më parë ai ishte informuar nga komuna e Oberriet-it se kërkesa e tij për natyralizim ishte refuzuar., transmeton albinfo.ch. Një nga arsyet ishte, ndër të tjera, ajo se Ahmeti nuk dinte sa duhet për kafenetë e fshatit.
Përveç kësaj, ai gjatë intervistimit ishte pyetur edhe për besimin e tij mysliman: “Mbase nuk do ta shtrini qilimin këtu që të filloni të luteni”, i kishin thënë në atë kohë.
Ahmeti më pas pati bërë ankesën. Dhe, para një viti, ai u natyralizua përfundimisht – kundër vullnetit të komunës: Departamenti i brendshëm kantonal, në funksionin e organit të apelimit ka gjykuar çështjen dhe ka vendosur që Ahmeti të “bëhet zviceran”.
Refuzimi i hapur, ngurrimi i komunës dhe justifikimet e saj të ulëta kufizohenme racizmin. Kjo, sidomos kur dihet se Ahmeti është rritur këtu, flet pastër gjermanishten zvicerane me dialektin e Rheintal-it dhe ka qenë prej kohësh anëtar i FC Montlingen, përcjell albinfo.ch. Reputacioni i tij është i patëmetë.
Një “letër e hapur” që zvicerani me rrënjë kosovare i ka dërguar komunës në fjalë, tregon se lufta e Ahmetit nuk ka mbaruar ende. Në një video rap, ai inkurajon të huajt e tjerë që të natyralizohen pavarësisht nga të gjitha pengesat ligjore dhe shoqërore – ose të paktën të provojnë të natyralizohen. Në të njëjtën kohë, ai përsëri kritikon praktikën “kryemëvete” të integrimit të komunës së Oberriet, së cilës i përket fshati Montlingen.
Në fillim të videos shihet një skenë e rikrijuar nga intervista e tij gjatë natyralizimit. Aty thuhet edhe kjo: “Por ti nuk ke “frizurë” tipike për të huajt. Bashkatdhetarët tuaj kanë modele flokësh paksa të ndryshme ”.
“Ajo që unë dua të them me këtë tekst është: Aplikoni për pasaportën zvicerane dhe mos lejoni të ju dekurajojnë”, thotë Ahmeti në këngën e tij. Ajo është shfaqur premierë të enjten në mbrëmje në YouTube. “Ata do të përpiqen t’ju frikësojnë me formalitete”. Por ia vlen të luftoni.
Nuk pati kërkimfalje nga komuna
Komuna ende nuk e ka kuptuar gabimin e saj, thotë Ahmeti për FM1Today. “Unë kurrë nuk kam marrë kërkimfalje për procedurën”. Për të parandaluar që një rast i tillë të ndodhë përsëri, testi i natyralizimit duhet të ndryshojë në të ardhmen: “Procedura duhet të jetë më transparente”. Për shembull, duke ditur paraprakisht sa pyetje duhet të bëhen dhe sa duhet të përgjigjen saktë në mënyrë që të kalohet.
Për më tepër, Ahmeti dëshiron që dikush që nuk vjen nga komuna të ulet në panelin e ekspertëve. “Në këtë mënyrë, njerëzit që duan të natyralizohen do të kishin një shans dhe nuk do të ekspozoheshin ndaj vendimeve arbitrare.”
I pyetur nga gazeta, Rolf Huber, kryetar i Këshillit të Natyralizimit në Montlingen, konfirmon se është në dijeni të videos, trasnmeton albinfo.ch. Lidhur me përmbajtjen, ai thotë: “Ky është mendimi i tij. Në Zvicër kemi liri të shprehjes dhe kjo është një gjë e mirë “.
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër? Gomat e dimrit nuk janë të detyrueshme në Zvicër. Ekspertët besojnë se rregulloret aktuale janë të...
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes