Integrimi
Gjykatësi i drejtohet shqiptarit: “Po të ishe beqar, do të të dëboja nga Zvicra”
I dënuari tani duhet të shkojë në shtëpi dhe të falënderojë familjen e tij. "Sepse herën tjetër as ajo nuk do ta ndihmojë"
“Dardani” * (emri i koduar) 41 vjeçar është i lindur në Shqipëri por ka shtetësi italiane. Ai jeton prej tetë vitesh në Zvicër me gruan dhe tre fëmijët.
Zyra e prokurorit publik në Muri-Bremgarten e ka akuzuar depoistin për dërgimin e qëllimshëm të një videoje me pornografi të fëmijëve tek një përdorues tjetër. Kjo ka ndidhur përmes llogarisë së tij në Facebook, në verën e vitit 2020, shkruan “Aargauer Zeitung”.
“Unë nuk kam asnjë lidhje me pornografinë e fëmijëve,” është përgjigur ai me një gjermanishte të çalë, në Gjykatën e Qarkut të Murit në fillim të javës që shkoi.
Ai nuk mund të mohonte që ai në të vërtetë e ka dërguar videon me një emër të rremë përmes llogarisë së tij të dytë, transmeton albinfo.ch. “Nuk mund ta mohoj dërgimin, por nuk e kam bërë me qëllim”, është shprehur ai.
Dardani e kishte marrë atë video nga një mik dhe më pas e ka përcjellë tutje gabimisht, sipas tij. Ai nuk do ta bëjë të ditur personin tek i cili e ka dërguar. Për më tepër, ai nuk kishte qenë as në dijeni të përmbajtjes së videos.
I akuzuari thotë: “Unë e kam parë videon për herë të parë gjatë marrjes në pyetje në stacionin policor”. Edhe pse Dardani nuk sheh asnjë faj nga ana e tij, ai thotë: “Më vjen shumë keq. Dhe më vjen turp që sot duhet të ulem këtu”.
Prokurori publik, i cili nuk mori pjesë në gjyq, ka kërkuar një dënim me të holla me kusht me 90 norma ditore prej 50 frangash dhe një gjobë prej 1.500 frangash, transmeto albinfo.ch. Për më tepër, sipas prokurorit, ai duhet të dënohet me dëbim të detyrueshëm nga vendi për pesë vjet.
Ndërsa avokati mbrojtës ka reaguar: “Lind pyetja nëse klienti im ka vepruar me të vërtetë me qëllim. Kjo pyetje merr përgjigje negative”. Ajo që ka ndodhur është se Dardani, i cili është i papërvojë në përdorimin e teknologjisë moderne, ka vepruar nga pakujdesia. Prandaj, avokati mbrojtës ka kërkuar shpalljen të pafajshëm të klientit të tij.
Për këtë arsye, sipas tij vendimi për dëbim të tij duhet të përjashtohet.
Mezi shpëton nga dëbimi, falë gruas dhe fëmijëve
“Unë thjesht nuk ju besoj se ju nuk e njihnit përmbajtjen e videos me përmbajtje pornografike të fëmijëve” ka thënë kryetari i trupit gjykues, Markus Koch, duke arsyetuar vendimin gjyqësor.
Kështu, ai e dënoi të akuzuarin sipas aktakuzës me një dënim me të holla me kusht prej 90 tarifash ditore prej 50 frangash dhe një gjobë prej 1.000 frangash. Në pikën më të rëndësishme, atë të dëbimit nga Zvicra megjithatë, Koch në përmbyllje është shprehur: “Pavarësisht nga sjellja juaj, unë nuk dua të dëmtoj fëmijët tuaj, të cilët janë të integruar mirë këtu”.
Kështu, kryetari heq dorë nga dënimi me dëbim nga Zvicra. “Jo për shkakun tënd, por për shkak të familjes tënde”, ka thënë ai në mënyrë të drejtpërdrejtë, përcjell albinfo.ch. Dhe ka shtuar: “Nëse do të ishe beqar, do të të kisha dëbuar nga vendi”.
Prandaj, i dënuari tani duhet të shkojë në shtëpi dhe të falënderojë familjen e tij. “Sepse herën tjetër as ajo nuk do të të ndihmojë”.
Të ngjashme
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë Festa e shoqatës “Bashkimi" nga Usteri kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë...
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Jeta në Zvicër
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert Të apasionuarit pas skijimit janë duke buzëqeshur. Reshjet e fundit të borës kanë lejuar vendpushimet e...
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara