Lajme

Zvicër: Miliarda franga për të blerë trena dykatësh

Hekurudhat Federale Zvicerane po zgjerojnë flotën e tyre

Në njoftimin e fundit, Hekurudhat e Zvicrës (SBB) po shpenzojnë 1.3 miliardë franga për të blerë 60 trena shtesë dykatëshe InterRegio (IR), duke plotësuar flotën ekzistuese prej 93 IR tashmë në shërbim, transmeton albinfo.ch.

Dyzet e një trena do të jenë në përputhje me kërkesat e Ligjit të Barazisë me Aftësi të Kufizuara (LHand) në trafikun kryesor. Ky ligj urdhëron, ndër të tjera, që njerëzit me lëvizshmëri të zvogëluar mund të kenë qasje të pavarur në trena deri në vitin 2023.

Gjithashtu, për të zgjidhur problemet e kapacitetit në rajone të caktuara me trafik të lartë, 19 trenat e rinj do të vihen në shërbim. /Albinfo.ch