Tematike
Gjithçka që duhet të dini për rregulloren e re të karantinës në Zvicër
Rregullorja vlen vetëm për situatën në Zvicër, ndërsa procedura për karantinën në lidhje me udhëtimin, për rastet e kthimit në Zvicër nga jashtë nuk është rregulluar ende. Prandaj ata që kthehen nga vendet me rrezik, nuk lirohen nga karantina
Të martën, Christof Berger, kryetar i Komisionit Federal për Çështjet e Vaksinimit (Ekif), ka informuar mediat për një ndryshim të rregullores së karantinës.
Në vazhdim, po japim përgjigjet më të rëndësishme për këtë rregullore, gjegjësisht ndryshimet e bëra, duke u mbështetur në deklarimin e z. Berger
Deri më tani, personave të vaksinuar u është dashur të hyjnë në karantinë për dhjetë ditë pas kontaktit me një person që ka rezultuar pozitiv.
Rregullorja e re thotë: “Bazuar në të dhënat shkencore, Ekif dhe BAG vijnë në përfundimin se personat që kanë kryer plotësisht vaksinimin (kanë marrë dy dozat) nuk karantinohen për gjashtë muaj pas kontaktit me një person të infektuar, transmeton albinfo.ch. Ky përjashtim nga karantinimi mvlen 14 ditë pas vaksinimit të dytë.
Kur zbatohen ndryshimet?
Sipas Berger, Ekif dhe BAG “dokumentet përkatëse do të kompletohen në ditët në vijim dhe më pas ato mund të zbatohen në kantone”.
Përse saktësisht gjashtë muaj
Sipas Berger, efekti mbrojtës i vaksinimit është provuar deri më tani si i sigurt për të paktën gjashtë muaj pas dy dozave të marra.
Çfarë ndodh pas kësaj?
Pas përfundimit të të gjashtë muajve, sipas gjendjes aktuale të njohurive, efekti mbrojtës i vaksinës nuk është i dëshmuar pa dyshim, dhe pas kontaktit me një person të infektuar, personat e vaksinuar duhet që megjithatë të mbahen në karantinë.
“Vlerësimi i rregullt i të dhënave për mbrojtjen e personave të vaksinuar do të tregojë nëse mund të rritet kohëzgjatja prej 6 muajsh e përjashtimit nga karantina,” thotë Berger.
Nëse jam vaksinuar, a duhet të futem në karantinë në rast se kthehem nga një vend me rrezik?
Po. Sepse përjashtimi vlen ekskluzivisht me kontaktin me një person të infektuar. Rregullorja pra vlen vetëm për situatën në Zvicër, ndërsa procedura për karantinën në lidhje me udhëtimin, për rastet e kthimit në Zvicër nga jashtë nuk është rregulluar ende, ”thotë Berger, përcjell albinfo.ch. Thjesht, përjashtimi nga karantina nuk zbatohet për rastet e kthimit nga pushimet në një vend me rrezik.
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër? Gomat e dimrit nuk janë të detyrueshme në Zvicër. Ekspertët besojnë se rregulloret aktuale janë të...
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes