Lajme
Zvicër: Rikthimi i avionëve, kërkesë e industrisë ajrore
Drejtuesit e biznesit, turizmit dhe sindikatës kanë paraqitur një plan veprimi për të rikthyer në veprim transportin ajror zviceran përderisa zvarritet pandemia, përcjell albinfo.ch.
Plani “Kthimi në ajër” iu prezantua të enjten Presidentit zviceran, Guy Parmelin, në aeroportin e Cyrihut. Ministri i Ekonomisë i Cyrihut, Carmen Walker Späh, tha se aeroporti është “Kanali Suez i Zvicrës”, duke iu referuar rrugës kryesore ujore që u bllokua kohët e fundit për disa ditë nga një aksident transporti.
Të premten, Federata Zvicerane e Biznesit (Economyiesuisse), Shoqata e Punëdhënësve Zviceranë dhe përfaqësuesit e sindikatës paraqitën strategjinë treplanëshe në më shumë detaje. U bë thirrje për zbatimin urgjent të një pasaporte dixhitale të vaksinimit për të lejuar njerëzit të udhëtojnë dhe kërkesat e karantinës të hiqen për pasagjerët që vijnë me një test negativ Covid dhe për të lehtësuar kufizimet e udhëtimit midis Zvicrës dhe vendeve me të njëjtën shkallë infeksioni.
“Kantonet, bizneset, partnerët socialë dhe qeveria kanë akoma shumë punë për të bërë”, tha Parmelin të enjten.
“Ne mund të gjejmë një rrugë vetëm duke punuar së bashku”, shtoi tutje ai, përcjell albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë Festa e shoqatës “Bashkimi" nga Usteri kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë...
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor