Kosova
Konfirmohet, LDK-ja do të marrë pjesë në votimin për Osmanin presidente
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka konfirmuar se do të votojnë për presidentin, pas tërheqjes së ndryshimeve në Ligjin për Zgjedhje nga ana e Lëvizjes Vetëvendosje, përcjell albinfo.ch.
Edhe më parë LDK-ja kishte vendosur ditë më parë në Kryesi të partisë që të marrë pjesë në seancën për votim të Vjosa Osmanit për presidente. Ua kishte lënë në duar deputetëve të vendosin për këtë çështje dhe menjëherë u shtuan pikëpyetjet se disa nga deputetët s’do të përfillin qëndrimin e partisë dhe s’do të marrin pjesë në seancë për t’ia bërë kuorumin Osmanit.
Të premten, VV-ja dhe Qeveria Kurti iniciuan ndryshimet në Ligjin për Zgjedhje. Pasi kjo iniciativë dështoi që të vazhdonte në procedurë të përshpejtuar, nga LDK-ja kërkuan që të tërhiqet ky ligj përndryshe s’do të marrin pjesë në votim. Të shtunën në mesditë pas një takimi të kryeparlamentarit Glauk Konjufca me kryeministrin dhe pretenduesen për presidente, u vendos që për të vazhduar tutje me këto ndryshime të ketë bashkëpunim me opozitën e iu kërkua opozitës qëndrimi në sallë për të shmangur zgjedhjet e reja.
Vetëvendosje si e vetme ka 58 vota. Duke përllogaritur edhe disa vota të minoriteteve pakicë jo serbe, për ta zgjedhur Osmanin i duhen patjetër edhe votat e LDK-së në mënyrë që të arrihet kuorumi i obligueshëm prej 80 votash për zgjedhjen e presidentit. Në dy rundet e votimit për presidentin kërkohet përkrahja e 2/3 e deputetëve, ndërsa në rundin e tretë kërkohen minimalisht 61 vota por me kushtin që në votim të marrin pjesë së paku 80 deputetë.
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës