Lajme
Gjykata Kantonale i refuzon ankesën: 19 vjet burg për shqiptarin nga RMV
35-vjeçari është akuzuar për vrasjen e paskrupullt të partnerit të ish-të dashurës së tij
Gjykata Kantonale e St.Gallenit ka vendosur sot: 35-vjeçari, shtetas i Maqedonisë së Veriut, i cili ka vrarë një person në vitin 2015, duhet të vuajë burgun për 19 vjet.
Kjo masë dënimi i ishte shqiptuar atij edhe më parë, nga Gjykata e Qarkut, shkruan sda.ch.
Bashkëpunëtori i tij do të mbajë katër vite burg. Ky vendim është marrë sot pasi dy të pandehurit e kishin apeluar vendimin.
35-vjeçari është akuzuar për vrasjen e partnerit të ish-të dashurës së tij, trasmenton albinfo.ch. Kjo kishte ndodhur në Ganterschwil në vitin 2015, kur ai kishte goditur atë me thikë dhe i kishte shkaktuar atij plagë fatale.
Gjykata e Qarkut në Toggenburg e kishte dënuar atë me burg efektiv (të pakushtëzuar) prej 19 vjetësh, në mars të vitit 2020. Një i bashkëakuzuar u dënua me katër vjet burg.
Të dy të akuzuarit dhe prokurori publik kanë apeluar rastin në atë kohë.
Zyra e prokurorit publik kishte kërkuar dënime më të larta me burg, ndërsa dy të dënuarit kishin kërkuar të liroheshin, transmeton albinfo.ch. Gjykata Kantonale e St.Gallenit tani ka konfirmuar vendimet e Gjykatës së Qarkut.
Është vërtetuar se fajtori kryesor ka vrarë në mënyrë të paskrupullt viktimën e tij dhe kështu ka kryer veprën penale të vrasjes së rëndë.
Sipas bindjes së gjykatës, i bashkëakuzuari, një zviceran 55-vjeçar, i ka dhënë atij ndihmë për këtë vrasje, përcjell albinfo.ch. 55-vjeçari i ka dhënë 35-vjeçarit armën dhe e ka çuar në vendin e krimit.
Krahas dënimeve të përmendur, dy të akuzuarit duhet të paguajnë koston procedurale prej mbi 250.000 franga.
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër? Gomat e dimrit nuk janë të detyrueshme në Zvicër. Ekspertët besojnë se rregulloret aktuale janë të...
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes