Kuriozitete

Sanksionet e SHBA-së kanë dëmtuar biznesin e telefonave të Huaweit

Gjiganti kinez Huawei ka pohuar se sanksionet e vëna nga SHBA-ja më 2019 kanë pasur një ndikim të madh në biznesin e tij të telefonave.

SHBA-ja pati marrë veprime pas pretendimeve se kompania paraqiste rrezik të sigurisë, ndërsa Mbretëria e Bashkuar pati thënë se do ta përjashtojë kompaninë nga ndërtimit i rrjetit të tij 5G.

Drejtori i Huaweit, Ken Hu, duke iu referuar sanksioneve i tha BBC-së se “ka shkaktuar shumë dëme për ne”.

Hu e përshkruajti vitin 2020 si vit të sfidave, me goditje të theksuar për biznesin e telefonave.