Tematike
Infeksionet po shtohen, shtrimet në spital stagnojnë: Përse është kështu?
"Efekti i vaksinës mbron më shumë njerëz mbi moshën shtatëdhjetëvjeçare. Kjo pastaj zvogëlon shkallën e shtrimeve në spitale dhe numrin e vdekjeve"
Në fillim të janarit Zvicrën e kishte kapluar frika se spitalet shumë shpejt nuk do të kishin më vend për pacientët e koronës. Por tani numri i njerëzve të infektuar me Covid në njësitë e kujdesit intensiv të po këtyre spitaleve, po bie ose po stagnon, shkruan srf.ch.
Kështu, në fillim të muajit mars, në njësitë e kujdesit intensiv ishin shtruar 187 pacientë ndërsa, në fund të muajit ishte 14 për qind më pak.
Shfrytëzimi i tillë i ulët i njësive të kujdesit intensiv është befasues, transmeton albinfo.ch. Sepse në të njëjtën kohë numri i rasteve është rritur në mënyrë të konsiderueshme, për javë të tëra.
Në fillim të marsit kishte pak më shumë se 1.000 infeksione të reja brenda ditës, në një mesatare 7-ditore, ndërsa numri në fund të muajit ishte tashmë 69 për qind më i lartë.
Cilat janë arsyet e këtij zhvillimi? Sipas Thomas Steffen, anëtar i bordit të Shoqatës së Mjekëve Kantonalë në Zvicër, fushata e vaksinimit në veçanti heq presionin mbi njësitë e kujdesit intensiv.
“Efekti i vaksinës mbron më shumë njerëz mbi moshën shtatëdhjetëvjeçare. Kjo pastaj zvogëlon shkallën e shtrimeve në spitale dhe numrin e vdekjeve”.
Por përkundër faktit se statistikat e reja janë një rrezë shprese, pandemia nuk ka mbaruar akoma.
Përqindja e mutacionit britanik duhet të ketë arritur tashmë 100 për qind të infeksioneve në Zvicër, paralajmëron infektiologu nga Aargau, Christoph Fux, përcjell albinfo.ch. Mutacioni i ri jo vetëm që është më ngjitës, por gjithashtu duket se çon në nivele më të larta të vdekshmërisë.
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër? Gomat e dimrit nuk janë të detyrueshme në Zvicër. Ekspertët besojnë se rregulloret aktuale janë të...
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes