Muzikë
Artistja shqiptaro-kanadeze, Ana Golja flet për rrugën e suksesit
Ajo në një intervistë rrëfen historinë, rrugëtimin e saj drejt suksesit dhe sfidat në botën e artit ndërkombëtar
Artistja e njohur shqiptaro-kanadeze Ana Golja, producente filmash dhe aktore, këngëtare, kompozitore dhe valltare, mori vëmendjen e mediave botërore në filmin “The Cuban”, përcjell albinfo.ch.
Ajo në një intervistë rrëfen historinë, rrugëtimin e saj drejt suksesit dhe sfidat në botën e artit ndërkombëtar.
‘Aktrimi për mua është një mënyrë për t’u shprehur. Është një mënyrë përmes së cilës u jap jetë karaktereve të ndryshme apo personave të cilët nuk kanë një mënyrë të veten për t’u shprehur. Është mënyra përmes së cilës unë ndikoj në të ardhmen’, thekson tutje Ana Golja për KultPlus.
Filmi i parë në të cilin ka luajtur Ana Golja ka qenë ‘1-800 Missing. Pastaj ka luajtur edhe në dy shfaqje teatrale si ‘White Christmas’ dhe ‘The Sound of Music’. Përgjatë kësaj kohe ajo poashtu ka xhiruar edhe filmat televiziv si ‘Connor Undercover’, ‘What’s Up Warthogs’, ‘Full Out’ dhe më vonë edhe ‘Degrassi’ për gjashtë sezone radhazi. Së fundi, ajo ka qenë edhe pjesë e filmit ‘The Fanatic’ së bashku me aktorin e mirënjohur John Travolta, poashtu edhe në ‘Love On Ice’, ‘A Father’s Nightmare’ dhe ‘I Do Or Die’. Ndërkaq, filmi që mori vëmendje të madhe, duke i dhënë kështu Anës edhe çmimin e aktores më të mirë në ‘Lavazza Film Festival’, ishte filmi ‘The Cuban’ ku përveç se aktore, ajo ishte edhe producente e këtij filmi.
Te filmi “The Cuban”, ajo luan përkrah fituesit të çmimit Oscar, Louis Gosset Jr., dhe si producente ka fituar “Best Narrative Feature” dhe “Best Cinematography”.
Ana Golja tash është duke punuar si producente në projektin e dytë filmik, që trajton temën mbi sëmundjet mendore dhe sportin, dhe poashtu ka treguar se është duke punuar në albumin e saj të dytë të cilin pret ta lansojë diku rreth majit apo qershorit të këtij viti. Ndërkaq, për detajet tjera rreth këtyre dy projekteve, Ana ka vendosur që të mos i shpalos akoma.
Të ngjashme
Të tjera nga Muzikë
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës