Integrimi
26 muaj burg kosovarit për mashtrim me kredinë Covid-19, “shpëton” nga dëbimi
Rreth 70 çështje të ngjashme janë në pritje vetëm në kantonin e Lucernit. Por, ky gjykim është i pari i këtij lloji në Zvicrën gjermane
Një ndërmarrës 35 vjeçar ndërtimi, nga Lucerni duhet të mbajë burg pasi ka përfituar pa të drejtë një “kredi Covid 19” prej 110,000 frangash. Gjykata penale e ka dënuar atë të mërkurën për mashtrim, shkruan sda.ch.
Personi në fjalë kishte dorëzuar formularin për ndihmë emergjente të koronës në bankën komerciale të ndërmarrjes së tij të ndërtimit, në mars të vitit 2020.
Sipas deklarimit të tij, ai kishte frikë nga bllokimi i ndërtimtarisë, si rezultat i pandemisë në këtë kohë, transmeton albinfo.ch. Kërkesa për kredi, sipas tij, ishte një masë paraprake.
Prokurori publik, megjithatë, e ka parë të dëshmuar se ai aplikimin për paratë e kishte bërë me qëllim mashtrimi dhe se ai gjithashtu i kishte keqpërdorur ato para. Kompania nuk kishte rënë në vështirësi financiare për shkak të pandemisë, ka shtuar prokurori.
Pasi kishte marrë paratë, ai i kishte dhënë babait të tij një hua prej 15,000 frangash. Përveç kësaj, i akuzuari kishte bërë blerje të tjera, të cilat nuk do t`i bënte askush që ka pengesa të likuiditetit ose u trembet atyre, është shprehur prokurori.
Për këtë arsye, ai ka kërkuar një dënim me burg prej 20 muajsh për mashtrim dhe falsifikim si dhe një dëbim pesë vjet nga vendi për kosovarin me disa precedente penale.
Ndalimi i aktivitetit
Avokati mbrojtës, nga ana tjetër, ka kërkuar pafajësi për klientin e vet. Ai ka pretenduar se banka duhet të kishte kontrolluar informacionin e klientit të tij para se t’i transferonte paratë tek ai, përcjell albinfo.ch. Ksoovari, sipas tij, kishte supozuar se kishte të drejtë të merrte kredinë sepse ishte i shqetësuar për gjendjen financiare të kompanisë.
Sidoqoftë, gjykata e ka dënuar 35 vjeçarin me dy vjet e dy muaj burgim për mashtrim, falsifikim dokumentesh dhe menaxhim të shumëfishtë mashtrues të biznesit. Ai duhet t`i mbajë dhjetë muaj efektivë burgu, ndërsa pjesën tjetër e ka me kusht përnjë periudhë prove prej 4 vjetësh.
Përveç kësaj, atij i është shqiptuar ndalimi 5-vjeçar i zhvillimit të aktiviteteve në sektorin ku ka punuar. Ai gjithashtu duhet të paguajë 97.000 franga kompensim për institutin e garancisë që ka siguruar kredisnë, transmeton albinfo.ch. Edhe kostot procedurale vihen në barrë të tij.
“Ju keni shfrytëzuar një emergjencë të shoqërisë për t’u pasuruar në kurriz të saj” i është drejtuar gjykatësi të akuzuarit. Gjykata e konsideron këtë si të dënueshme. I akuzuari e dinte që kompania e tij nuk ishte prekur ndjeshëm nga pandemia.
Sipas gjyqtarit, dihej që bankat duhet të paguanin paratë në një mënyrë të pakomplikuar dhe pa kontroll të mëtejshëm. “Ai e ka parashikuar këtë dhe ka spekuluar se nuk do të kontrollohej më tej dhe thjesht do t`ia paguanin ato”, është shprehur më tej gjyqtari.
Gjykata në këtë vendim është përmbajtur nga dëbimi i kosovarit, siç kishte kërkuar prokurori. Me ndalimin e ushtrimit të profesionit kemi një instrument më të butë në dorë për të parandaluar rrezikimin e publikut. Ai duhe të japë dorëheqjen si drejtor menaxhues i ndërmarrjes së tij të re të ndërtimit.
Gjykimi është një shenjë se ligjet zvicerane duhet të respektohen. Vendimi nuk është ende ligjërisht i plotfuqishëm, përcjell albinfo.ch. Rreth 70 çështje të ngjashme janë në pritje vetëm në kantonin e Lucernit. Por, ky gjykim është i pari i këtij lloji në Zvicrën gjermane.
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër? Gomat e dimrit nuk janë të detyrueshme në Zvicër. Ekspertët besojnë se rregulloret aktuale janë të...
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes