Maqedonia
Osmani: Diaspora është urë e fortë e afrimit mes RMV-së dhe Zvicrës
Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani në kuadër të vizitës së tij zyrtare në Zvicër, u takua me homologun e tij, Ministrin Federal të Punëve të Jashtme të Konfederatës Zvicërane Ignazio Cassis, e cila po ndodh për herë të parë pas 12 vitesh në nivel të shefave të diplomacisë, njoftojnë nga MPJ.
Në fokusin e bisedimeve ishte avancimi i raporteve bilateralе, përmes intensifikimit të gjendjes së marrëveshjeve, bashkëpunimit ekonomik, gjendjes me pandeminë Covid-19, çështjet aktuale nga fusha e politikës ndërkombëtare dhe rajonale, si dhe bashkëpunimin me organizatat e shumta multilaterale, me të cilat kultivojmë raport partneriteti me Zvicrën.
“Është tejet e rëndësishme ndihma zvicerane për zhvillim, në kuadër të Strategjisë më të re të Maqedonisë së Veriut për periudhën 2021-2024, me të cilën do të alokohen 72 milion franga zvicerane për vendin tonë. Këto mjete janë të destinuara për tre fusha tematike: qeverisje demokratike, punësim dhe zhvillim ekonomik, infrastrukturë dhe ambient jetësor. Kjo paraqet kontribut të rëndësishëm për shteti tonë, për zbatimin e reformave, si dhe bazë për thellimin e raporteve bilaterale”, theksoi Osmani.
Ministrat biseduan edhe për kryesimin e Maqedonisë së Veriut me OSBE-në në vitin 2023, si dhe mundësitë për zbatimin e përvojës zvicerane dhe marrjen e ndihmës konkrete zvicerane dhe ekspertizës në kuadër të kësaj organizate multidisiplinare, e cila trajton sfida të numërta dhe arrin zgjidhje konstruktive.
Osmani dhe Cassis biseduan edhe për diasporën e shumtë me prejardhje nga Maqedonia e Veriut e cila jeton dhe punon në Zvicër, kontribuon në zhvillimin e këtij shteti, dhe përmes kësaj, edhe në ndërtimin e prosperitetit në Maqedoninë e Veriut.
“Roli i saj konstruktiv është urë e fortë e afrimit të dy vendeve tona mike”, theksoi Osmani.
Vizita e Ministrit Osmani në Zvicër vazhdon në Sion, ku do të ketë takim me përfaqësues të diasporës sonë dhe pastaj menjëherë udhëton për në Madrit në takim me Ministren e Punëve të Jashtme, Bashkimit Evropian dhe Bashkëpunimit, të Spanjës, Arancha González Laya dhe përfaqësues tjerë të Spanjës, raportojnë mediat vendore, transmeton Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë Festa e shoqatës “Bashkimi" nga Usteri kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë...
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor