Tematike

Çfarë duhet të dini kur të bëni testimin?

Anketë: Cilat pengesa paraqiten më shpesh lidhur me testimin

Në çfarë vështirësish dhe pengesash keni hasur gjatë testit për Covid?

Ju keni vendosur të bëni testin dhe keni ndërmarrë hapat e nevojshëm për t’u testuar.

Në këtë pikë, na shkruani për çdo vështirësi ose pengesë që keni hasur derisa të merrni rezultatin e testit.

Letra juaj pastaj do t’i përcillet Zyrës Federale të Shëndetit Publik (BAG) dhe do të japë një kontribut të rëndësishëm në marrjen e masave të reja paraprake për të korrigjuar problemet ekzistuese.

Çfarë vështirësish keni pasur lidhur me çështjet e mëposhtme?

  1. Gjatë kërkimit të vendndodhjes së qendrës së testimit në internet,
  2. Gjatë rrugës për në qendrën e testimit,
  3. Në komunikim me stafin e qendrës së testimit,
  4. Gjatë plotësimit të formularëve të aplikimit,
  5. Probleme të tjera si të kuptuarit se çfarë duhet bërë pas testit etj.