Lajme

Qeveria zvicerane pret rimëkëmbje të shpejtë ekonomike këtë vit

Pas një fillimi të dobët të vitit, ekonomia e Zvicrës duhet të rimëkëmbet shpejt nga një rënie e rëndë nga koronavirusi për t’u rritur me 3% në vitin 2021, tha qeveria të enjten.

Prodhimi i brendshëm bruto do të bjerë “ndjeshëm” në tremujorin e parë të këtij viti, pas kufizimeve të Covid-19 dhjetorin e kaluar, tha Sekretariati Shtetëror për Çështjet Ekonomike (Seco), përcjell albinfo.ch.

Por, situata ekonomike duhet të rritet shpejt nëse situata pandemike në Zvicër evoluon pozitivisht.

“Nëse zhvillimi epidemiologjik lejon lehtësimin gradual të masave të koronavirusit siç është menduar, ekonomia e brendshme duhet të rimëkëmbet shumë shpejt”, tha Seco.

“Mundësi të ndryshme të konsumatorëve që ishin kryesisht të padisponueshme gjatë muajve të dimrit do të rishfaqen dhe do të çojnë në rritje të xhiros në sektorët e prekur. Në të njëjtën kohë, kërkesa globale në rritje do të nxisë eksportet.

“Papunësia parashikohet të bjerë gradualisht dhe të arrijë një mesatare vjetore prej 3.3% për vitin 2021”, u tha tutje.

Ekonomia e Zvicrës u tkurr 2.9% vitin e kaluar si rezultat i Covid-19, tkurrja më e keqe vjetore që nga pasojat e krizës së naftës në vitin 1975, përcjell tutje albinfo.ch.