Kosova
Artistja zvicerane, e cila la Zvicrën për të punuar në Shqipëri
Ajo është dashururar me Shqipërinë dhe mendon të jetojë këtu për një kohë të gjatë, duke treguar planet që ka për të ardhmen
Kryes Stern është një artiste zvicerane, e cila dashuron Shqipërinë.
Në një intervistë për mediat shqiptare, ajo tregoi se rastësisht erdhi në Kosovë e më pas në Shqipëri.
“Unë jam nga Zvicra, jam lindur dhe rritur në Zvicër, erdha në Kosovë për herë të parë në një festival që ndodhi para 3-4 vjetësh dhe erdha për herë të parë për të marrë pjesë në festival. Kishte një energji shumë të mirë dhe vendosa të vij për një muaj, mora pushim për të parë si është jeta, si janë njerëzit, sepse kam pasur një mendim komplet ndryshe”, është shprehur ajo.
Fillimisht zhvendoset në Kosovë dhe ashtu si shumë të huaj nuk e njihte këtë vend, ajo tregon për mendimet e para kur vendosi të jetojë në Kosovë:
“Më fal, por keni një imazh të keq pak sepse akoma mendojmë që është një vend pas lufte, me njerëz që janë të varfër, që bëjnë gjera të kqija dhe në Zvicër kemi dhe këtë problemin me drogën. Por, kur erdha, kam parë njerëz shumë të rinj, me kulturë shumë të zhvilluar, me shumë shpresë. Dhe kam parë që njerëzit janë shumë familjarë dhe të mirë për njëri-tjetrin”, tregon ajo.
Pas disa kohësh ajo është zhvendosur në Tiranë për të pasur mundësi më të mira për zhvillimin e artit të saj, transmeton tutje albinfo.ch.
“Në fillim ishte pak e vështirë, edhe sepse gjuha është pak e ndryshme se në Kosovë. Kam pasur vështirësi për t’u kuptuar me njerëzit, nuk dija ku të blija ushqim, por tani e kam ndërtuar jetën këtu”, tha Stern.
Ajo është dashururar me Shqipërinë dhe mendon të jetojë këtu për një kohë të gjatë, duke treguar planet që ka për të ardhmen.
“Kam në plan me qëndru, kam në plan po ashtu ta blej një kamion të vogël sepse dua të bëj një galeri brenda dhe me shku nëpër Shqipëri, për ta vizituar dhe për të zhvilluar ‘ street art’”, përfundon ajo. /Albinfo.ch
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës