Kosova

Afro 10 mijë raste aktive me koronavirus në Kosovë

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar edhe 444 raste pozitive me COVID-19, nga gjithsej 2410 mostra të testuara, transmeton albinfo.ch.

Gjatë kësaj kohe janë regjistruar edhe 13 raste të vdekjeve.

Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjakovë 3 raste (82, 87, 73 vjeç), Prizren 3 raste (83, 75, 68 vjeç), Ferizaj 2 raste (71, 69 vjeç), Dragash 1 rast (68 vjeç), Klinë 1 rast (74 vjeç), Pejë 1 rast (81 vjeç), Prishtinë 1 rast (78 vjeç) dhe Suharekë 1 rast (43 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 74.079, nga 335.123 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.668 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 452 pacientë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 62.650 raste, kurse numri i rasteve aktive është 9.761.