Lajme
BQK: Ka kapacitete të mjaftueshme ekonomike në rast të mbylljes
Guvernatori i Bankës Qendrore Kosovës (BQK), Fehmi Mehmeti, pas takimit me përfaqësuesit e bankave dhe bizneseve, theksoi se nëse vendi shkon në një mbyllje totale për shkak të rritjes së rasteve me COVID-19, ka kapacitete për ta mbështetur ekonominë e vendit.
Mehmeti tha se nëse ndodh edhe një mbyllje për shkak të parandalimit të përhapjes së COVID-19, BQK ka identifikuar sot së bashku me komunitetin e biznesit nevojat për mbështetjen e ekonomisë.
“Nëse veç ndodh që të kemi edhe një mbyllje të mëtutjeshme, pikërisht edhe për këtë arsye kanë qenë këto takime që i kemi mbajtur sot së bashku me Fondin Kosovar për Garantimin e Kredive me bankat komerciale fillimisht, më pastaj edhe me shoqatat e bizneseve. Pra, në rast se paraqitet nevoja për një mbyllje të mëtutjeshme, ne kemi identifikuar nevojat, dhe këto takime do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim me qëllim që edhe masat që do t’i ndërmarrim të jenë në kontinuitet ose në harmoni ose sipas nevojave që të paraqiten në mënyrë që ta suportojmë ekonominë e vendit. Ajo çka është e mirë për këtë rast, është që bankat vazhdojnë të kenë likuiditet të mjaftueshëm, vetëm gjatë vitit 2020 në periudhën e pandemisë, bankat e kanë ndihmuar ekonominë me 1.5 miliardë euro… Kjo tregon që ne kemi një sektor stabil, i cili ka kapacitete për ta suportuar ekonominë dhe njëkohësisht kjo përkrahje ndaj bizneseve, ndaj individëve dhe raporti i lartë i likuiditetit tregon që bankat janë të gatshme që të vazhdojnë përkrahjen e ekonomisë dhe ta kenë rolin kyç në rimëkëmbje ekonomike”, tha Mehmeti.
Ai po ashtu theksoi se BKQ së bashku me përfaqësues të bizneseve identifikuan me kohë nevojat sa u përket vështirësive që kanë pësuar nga pandemia bizneset. Sidoqoftë, sipas tij, vështirësitë nga pandemia ende vazhdojnë në ekonominë e Kosovës.
“Masat e ndërmarra nga qeveria me qëllim të parandalimit të përhapjes së pandemisë e kanë ndikuar aktivitetin ekonomik në Kosovë dhe si rezultat i kësaj ka kufizime të aktiviteteve ekonomike dhe në vitin 2020 kemi një rënie ekonomike minus 7.2 për qind”, tha ai për KP.
Ndërsa, Rinor Gjobalaj, drejtor i Bordit të Fondit Kosovar për Garanci Kreditore, tha se ka arritur t’i ndihmojë bizneset gjatë periudhës së pandemisë. Sipas tij, fatmirësisht është arritur që të krijohen dritare që të ndihmohen bizneset dhe nxitet punësimi.
“Kemi krijuar pesë dritare specifike, dritarja për t’i ndihmuar gratë në biznes, dritaren për biznese në prodhim, dritare për biznese në fushën e shërbimeve, dhe dritaren që merren me tregti. Ne besojmë fuqimisht se këto dritare në bashkëpunim me bankat komerciale në Kosovë do të rrisin kreditimin për ndërmarrje të vogla dhe të mesme që ata të ballafaqohen sa më lehtë me pandeminë dhe që të rrisin punësimin në vend”, tha Gjonbalaj.
Guvernatori Mehmeti sot paradite ka pritur në takim drejtuesit e bankave komerciale në vend dhe disa shoqata të bizneseve./Telegrafi
E-Diaspora
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë Festa e Shoqatës “Bashkimi Uster” kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë...
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor