Lajme
Për të rimëkëmbur ekonominë, Britania rrit taksat për të pasurit
Ringritja ekonomike e Britanisë nga kriza ku e zhyti koronavirusi do të jetë shumë më e dobët nga sa pritej, paralajmëroi qeveria të mërkurën duke paraqitur një buxhet që mbron vendet e punës por edhe rrit taksat e korporatave.
Britania është një nga vendet e Evropës të goditura më rëndë nga koronavirusi me mbi 120 mijë viktima dhe katër milionë raste.
Por shpresat e saj për rimëkëmbje ekonomike janë rritur për shkak të programit të saj të shpejtë të vaksinimit, që ka bërë që miliona persona të marrin një vaksinë.
Ministri i financave Rishi Sunak, tha në parlament se koronavirusi ka shkaktuar dhe do të vazhdojë të shkaktojë shumë dëme, pasi ekonomia u tkurr me 10 për qind vitin e kaluar, performanca më e keqe e saj në më shumë se tre shekuj. Sunak tha se ekonomia e Britanisë së Madhe do të zgjerohet me 4 për qind këtë vit, më pak nga parashikimi i mëhershëm i qeverisë për 5.5 për qind rritje.
Paketa e mbështetjes shkon në një total prej 471 miliardë eurosh, tha Sunak ndërsa shpalosi planet e tij për taksat dhe shpenzimet.
“Dëmet që koronavirusi i ka shkaktuar ekonomisë sonë janë të mëdha. Që nga marsi mbi 700 mijë njerëz kanë humbur vendet e punës. Ekonomia jonë është tkurrur me 10 për qind, më e madhja në mbi 300 vite. Huamarrja jonë është më e larta në kohë paqeje”.
Buxheti i prezantuar nga Sunak përfshin një skemë disa miliarda paundëshe për personat që kanë humbur punën, reduktime të përkohshme të taksës për vlerën e shtuar dhe taksa të reja për pronat. Ndërkohë që taksa mbi fitimet e kompanive do të rritet në 25 për qind, për bizneset e mëdha.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë Festa e shoqatës “Bashkimi" nga Usteri kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë...
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor