Lajme

Nga cili shtet i BE-së, Kosova importon më së shumti produkte?

Gjermania, Sllovenia dhe Italia janë tri shtetet prej nga Kosova importon më së shumti produkte, sa i përket importeve nga vendet e Bashkimit Evropian (BE).

Të dhënat për muajin janar 2021 tregojnë se importet e Kosovës nga vendet e BEsë për muajin janar ishin rreth 112,3 milion euro, ose (47.6%) e importeve të përgjithshme, me një rënie prej (3.2%).

Importet me pjesmarje me të lartë ishin nga: Gjermania (12.9%), Sllovenia (6.0%), Italia (4.6%), Greqia (4.4%), etj. Ndërsa, eksportet e Kosovës në vendet e BE-së arritën në 14,9 milion euro, ose rreth (35.0%) e eksporteve të përgjithshme, me një rritje prej (15.5%), shkruan buletini ekonomik, transmeton Albinfo.ch

Partneret kryesor për eksportin e mallrave në BE janë: Italia (12.3%), Gjermania (8.4%), Holanda (3.4%), etj.