Lajme

Mosliberalizimi i vizave, Simmons: Kur do t’i jepet popullit të Kosovës respekti që meriton?

Ish-gjykatësi i misionit evropian në Kosovë, EULEX, Malcolm Simmons, ka thënë se, edhe pse Kosova i ka bërë të gjitha çfarë i është kërkuar, liberalizimi i vizave mbetet një ëndërr e largët.

Simmons, duke iu referuar mosnjohjes së Kosovës nga të disa shtete të BE-së, ka thënë së është një e vërtetë e hidhur, shkruajnë mediat vendore, përcjell Albinfo.ch.

Por, ai thekson se Kosova ka bërë çdo gjë që i është kërkuar, ndërsa liberalizimi i vizave ka mbetur një ëndërr e largët.

“Kjo demonstron një të vërtetë të papëlqyeshme: jo të gjitha shtetet anëtare e njohin Kosovën. Kjo mund të shpjegojë pse, duke bërë gjithçka që është kërkuar, liberalizimi i vizave mbetet një ëndërr e largët. Kur do t’i jepet popullit të Kosovës respekti që meriton?”