Lajme
Fitimet e Bankës Kombëtare Zvicerane u përgjysmuan nga pandemia
Banka Kombëtare Zvicerane (SNB) regjistroi një fitim prej 20,9 miliardë CHF në vitin 2020, më pak se gjysma e 48,9 miliardë CHF që bëri në vitin 2019.
Rreth 6 miliardë CHF të fitimeve do t’i shpërndahen qeverisë zvicerane dhe kantoneve, krahasuar me 4 miliardë CHF vitin e kaluar, përcjell albinfo.ch.
Shpërndarja e fitimeve rregullohet nga një marrëveshje e hartuar midis Ministrisë së Financave dhe SNB. Për periudhën 2016-2020, thuhet në konventë, të paktën 1 miliard CHF duhet t’u paguhet kantoneve dhe qeverisë kur rezervat janë pozitive.
Banka gjithashtu propozoi një divident prej 15 CHF për aksion, maksimumi ligjor, i cili mbetet i qëndrueshëm.
Vlera e valutave të huaja dhe pozicioneve të arit të Zvicrës u rrit gjatë pandemisë së koronavirusit vitin e kaluar, ndërsa investitorët kërkuan strehë të sigurta dhe tregjet e aksioneve u rritën me norma të ulëta interesi. Fitimet e SNB-së të bëra në pozicionet e valutave të huaja arritën në 13.3 miliardë CHF, krahasuar me 40.3 miliardë CHF një vit më parë, përcjell tutje albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë Festa e shoqatës “Bashkimi" nga Usteri kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë...
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor