Kosova

Abrashi: “Vetëvendosja, mbi 50 për qind me votat e diasporës, numërimi po vazhdon”

Kandidati për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje, Artan Abrashi, ka thënë se kjo parti ka arritur mbi 50 për qind të votave në zgjedhjet e 14 shkurtit, së bashku me ato të diasporës, përcjell albinfo.ch.

Këto komente ai i ka bërë në Facebook, teksa është shprehur se numërimi i votave është duke vazhduar.

“VETËVENDOSJE! mbi 50%. Numërimi vazhdon”, ka shkruar ai.

Lëvizja Vetëvendosje doli fituese në zgjedhjet e 14 shkurtit, e pasuar nga PDK dhe LDK.

Sipas KQZ-së, nga 100% të votave të numëruara, pa ato të diasporës dhe me kusht, VV ka 47.85% të votave.