Kosova
Pritet sot përmbyllja e rinumërimit të 552 vendvotimeve
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) është duke punuar me intensitet më të shpejtë për të përmbyllur aktivitetet në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR), me qëllim të shpalljes së rezultateve përfundimtare për partitë politike dhe kandidatët për deputetë.
Valmir Elezi në një prononcim për mediat e Kosovës ka thënë se sot pritet të përmbyllet rinumërimi i 552 vendvotimeve.
Sipas tij, deri më tani janë rinumëruar 434 vendvotime, nga 552 sa është numri i përgjithshëm i tyre.
“Kanë mbetur edhe 118 vendvotime që të rinumërohen dhe besojmë se deri në mesnatë do të rinumërohen të gjitha”, ka thënë Elezi.
Gjithashtu ai tha se gjatë orëve të pasdites do të njoftoj sërish për procesin i cili po zhvillohet në QNR.
Sa u përket votave me postë, KQZ-ja deri më tani ka shqyrtuar 41 mijë e 236 pako të supozura me fletëvotime.
Prej tyre 48,728 zarfe janë pranuar derisa 18,876 tjera janë refuzuar.
KQZ-ja tashmë ka publikuar rezultatet preliminare të zgjedhjeve, sipas të cilave, Lëvizja Vetëvendosje ka fituar 47.85 për qind të votave, e pasuar nga Partia Demokratike e Kosovës me 17.41 për qind, Lidhja Demokratike e Kosovës me 13.08 për qind dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës 7.43 për qind.
Në zgjedhje kanë marrë pjesë më shumë se 830 mijë persona me të drejtë vote.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës