Kosova

14 kandidatët e LDK-së që kanë siguruar vend në Kuvendin e Kosovës

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) në zgjedhjet e 14 shkurtit, pa u numëruar ende votat e ardhura me postë, ka marrë 13% të votave, prej të cilave ka siguruar 15 ndenjëse në Kuvend, transmeton albinfo.ch.

Së fundmi, janë bërë të ditur 14 emrat e deputetëve të LDK-së që kanë siguruar vendet në Parlamentin e Kosovës.

Në krye të listës (pa votat e diasporës) është Avdullah Hoti, Kujtim Shala, Lumir Abdixhiku, Anton Quni, Armend Zemaj, Ekrem Hyseni, Agim Veliu, Hykmete Bajrami, Arben Gashi, Marigona Geci, Besian Mustafa, Lirije Kajtazi, Vlora Dumoshi, Valentina Bunjaku Rexhepi.

Kandidatët për deputetë më të votuar nga LDK-ja është Kujtim Shala dhe Lumir Abdixhiku, që kanë marrë nga 25 mijë vota, ndërsa Anton Quni 12 mijë vota.

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke u proceduar me futjen e të dhënave nga formularët e rezultateve të subjekteve politike dhe kandidatëve, të cilat janë plotësuar në vendvotime nga anëtarët e këshillave të vendvotimit në ditën e zgjedhjeve pas numërimit të fletëvotimeve

Ndryshe Lidhja Demokratike e Kosovës mori 103.507 vota në zgjedhjet e 14 shkurtit, apo 13,08% duke u renditur si subjekti i tretë.