Po bëhen 13 vite që nga Republika e Kosovës shpslli Pavarësinë, transmeton albinfo.ch
Sot do të ketë një sërë aktivitete nga institucionet e vendit.
Fillimisht aktivitetet nisin me ceremoninë e ngritjes së Flamurit shtetëror nga Garda Ceremoniale e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).
Me pas në bazë të agjendës shtetërore te aktiviteteve për Ditën e Pavarësisë së Kosovës mbahen homazhe në në Kompleksin Memorial Adem Jashari në Prekaz, të varri i Presidenit Rugova si dhe tek varrezat e dëshmorëve nëpër komunat e Kosovës.
Manifestimi qendror për shënimin e Pavarësisë mbahet në Forcën e Sigurisë së Kosovës në të cilën do të marrin pjesë u.d presidentja Vjosa Osmani, kryeministri në detyrë Avdullah Hoti si dhe figura tjera publike.
Gjatë kësaj dite po ashtu do të organizohen gara sportive nga federatat e ndryshme te sporteve si dhe do të hapen ekspozita dhe koncerte nga institucionet kulturore në vend.
Edhe Qendra Kinematografike e Kosovës në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës Rinisë dhe Sportit shfaqin filma kosovar me rastin e trembëdhjetë vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës.
Për nder të 13 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës edhe Shoqata Miqtë e Amerikës do ta ndërroj flamurin amerikan.
Në këtë mënyrë edhe një herë Shoqata Miqtë e Amerikës ka deklaruar se dëshiron ta potencoj faktin që sponzorues i formimit të shtetit të Kosovës janë SHBA-të dhe aleatët e tyre andaj do ta repektojnë duke e vendosur një flamur të ri.
Të dielën e 17 shkurtit 2008 në orën 15:39 në Kuvendin e Kosovës u lexua Deklarata e Pavarësisë.
Nga ai çast, Kosova u shpall e pavarur derisa në Ballkan u konfirmua edhe një shtet i ri.