Kosova

Mediat gjermane shkruajnë për fitoren e Kurtit

Mediat gjermane: Fitore e pastër e së majtës në Kosovë

Mediat gjermane sot kanë raportuar për rezultatin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare në Kosovë.

LVV, momentalisht po prin e para me mbi 48 për qind të votave.

Ajo “parti e majtë-nacionaliste”, siç përshkruhet nga agjencia gjermane e lajmeve Dpa, la shumë pas Partinë Demokratike të Kosovës (PDK), e cila fitoi 17%.

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me 13 për qind të votave. Ata pranuan humbjen mbrëmë, pasi u njoftuan rezultatet. Për LDK-në, të cilën agjencia gjermane e përshkruan si “partia e aktivistit legjendar të të drejtave të njeriut dhe pacifistit, Ibrahim Rugova (1844-2006)”, është rezultati më i keq në historinë e tyre. Kryeministri në largim nga partia, Avdulah Hoti, njoftoi se LDK do të vepronte si një “opozitë konstruktive” në Parlament.

Ndërsa, shërbimi publik gjerman ARD përshkruan se: “Kurti i përket një brezi të ri të politikanëve. Ai mbron heqjen e gardës së vjetër që ka dominuar politikën e Kosovës që nga pavarësia. Ish i burgosuri politik 45-vjeçar është një folës i talentuar. Ai është veçanërisht e popullarizuar në mesin e të rinjve, por edhe njerëzve nga Kosova që jetojnë jashtë. Ata akuzojnë udhëheqjen e vjetër se nuk ka bërë asgjë kundër varfërisë dhe se ata janë të gjithë përgjegjës për korrupsionin e përhapur në vend”.