Tematike
Zvicër: Kantonet kërkojnë përfundimin e bllokimit më 1 mars
Edhe këshilltarët qeveritarë nga kantone si Valisi, Gjeneva, Fribourgu dhe Zugu - ku numri i rasteve të koronës aktualisht është më i lartë - duan t'i japin fund mbylljes
Këshilltarë të ndryshëm qeveritarë nga kantonet por edhe shoqatat e biznesit, po bëjnë presion mbi Këshillin Federal për të prezantuar më në fund një plan daljeje nga bllokimi.
Javën tjetër, qeveria do të diskutojë për lehtësimin e masave të izolimit në lidhje me pandeminë. Kërkesa për një strategji daljeje po bëhet më e fortë – dhe e mbështetur gjerësisht, shkruan srf.ch.
Disa përfaqësues kantonalë tani po kërkojnë që shitoret që janë mbyllur, të lejohen të rihapen nga 1 marsi.
“SonntagsZeitung” shkruan se edhe këshilltarët qeveritarë nga kantone si Valisi, Gjeneva, Fribourgu dhe Zugu – ku numri i rasteve të koronës aktualisht është më i lartë – duan t’i japin fund mbylljes.
Presioni nga kantonet
“Lehtësimi tani është i mundur”, citohet të ketë thënë kreu i Qeverisë së Kantonit të Valisit Christophe Darbellay, transmeton albinfo.ch. Së pari duhet të hapen dyqanet për nevoja jo të përditshme, ka thënë Darbellay për gazetën.
Për drejtorin e shëndetësisë të Kantonit të Gjenevës Mauro Poggia dhe homologun e tij nga Zugu, Martin Pfister, hapja e dyqaneve ka përparësi të madhe, transmeton albinfo.ch.
Për gazetën “SonntagsBlick”, Poggia është shprehur se edhe mjediset sportive, qendrat e fitnesit dhe pishinat duhet gjithashtu të rihapen më 1 mars.
Këshilltarja e Shtetit (ministrja kantonale) në Freiburg, Anne-Claude Demierre madje shprehet edhe në favor të një “hapjeje graduale të restoranteve” sipas “SonntagsZeitung”.
Ekonomia prezanton planin e hapjes
Thirrje për lehtësim ka edhe nga ekonomia. Për shembull, federata e ekonomisë “Economiesuisse” dhe shoqata e punëdhënësve kanë paraqitur këtë javë para Këshillit Federal strategjinë e tyre të daljes shkruan “NZZ am Sonntag”, përcjell albinfo.ch. Edhe ato po bëjnë thirrje gjithashtu për lehtësimin që duhet të bëhet nga fillimi i marsit.
Pastaj, sipas vullnetit të ekonomisë, të gjitha dyqanet duhet të rihapen, rregulli i grumbullimit të pesë vetave të zbutet dhe detyrimi i punës në shtëpia (Home office) të hiqet.
Shoqatat në fjalë, relaksimet e mëtejshme i lidhin me përparimin e fushatës së vaksinimit dhe gatishmërinë e qytetarëve për tu vaksinuar.
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës