Kosova

Mashtrimi në votime, ja sa vjet burgim rrezikoni

Ministri në detyrë i Drejtësisë, Selim Selimi, ka takuar sot kryeprokurorin e Shtetit, Aleksandër Lumezi.

Ai, përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se ky takim është bërë pak para ditës finale të zgjedhjeve.

“Pak para ditës finale të zgjedhjeve takova Kryeprokurorin e shtetit, z. Aleksandër Lumezi, i cili bashkë me institucionin që drejton do të jenë llupa e çdo parregullsie eventuale”, ka shkruar Selimi.

 

Postimi i plotë:

Pak para ditës finale të zgjedhjeve takova Kryeprokurorin e shtetit, z. Aleksandër Lumezi, i cili bashkë me institucionin që drejton do jenë llupa e çdo parregullsie eventuale. Komisionerët dhe vëzhguesit t’iu përmbahen principeve të administrimit të procesit të votimit dhe numërimit në mënyrë që të sigurojnë integritet të kutisë së votimit, duke garantuar proces transparent e kredibil, por poashtu që të mos bëhen pre e kryerjes së veprës penale të mashtrimit në votime, vepër kjo që është e dënueshme deri në pesë vjet burgim.