Lajme
Twitter regjistron të hyra rekorde më 2020
Gjiganti Twitter ka publikuar të hyra rekorde për çerekun e fundit të vitit 2020, duke shënuar atë që shefi ekzekutiv, Jack Dorsey e ka konsideruar “vit të jashtëzakonshëm” për platformën.
Ky rrjet social ka thënë se të hyrat i janë rritur për 28 për qind, apo në 1.29 miliard dollarë, në krahasim me çerekun e fundit të vitit 2019, transmeton Rel, përcjell Albinfo.ch.
Në janar të këtij viti, Twitter ka bllokuar ish-presidentin amerikan, Donald Trump nga kjo platformë.
Twitter ka marrë këtë vendim pas trazirave në ndërtesën e Kongresit amerikan më 6 janar, si pasojë e të cilave mbetën të vdekur pesë persona.
Analistët kanë thënë se kjo gjë mund të ketë ndikim në këtë çerek në të hyrat e kompanisë.
“Ne jemi platformë që është qartazi shumë më e madhe sesa një temë apo një llogari”, ka thënë Dorsey.
Ai ka thënë edhe se 80 për qind e audiencës së Twitterit është jashtë Shteteve të Bashkuara.
Kompania ka paralajmëruar se shpenzimet totale mund të rriten për të paktën 25 për qind këtë vit, meqë planifikon të rrisë stafin për 20 për qind.
Twitter e ka përmbyllur vitin 2020 me më shumë se 5,500 punëtorë.
E-Diaspora
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama do të zhvillojë nesër (24 nëntor) takimin me shqiptarët në Londër,...
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor