Lajme

Eksportet nga Mbretëria e Bashkuar në BE ulen në 68% që nga marrëveshja Brexit-it

Eksportet nga Britania në Bashkimin Evropian ranë me 68% në janar ndërsa tregtia u ndërpre pas përfundimit të një periudhe tranzicioni pas largimit të Britanisë nga Bashkimi Evropian.

Që nga fillimi i vitit, bizneseve dhe transportuesve iu është dashur të përshtaten me marrëveshjet e reja tregtare, përfshirë sistemet e reja për kompanitë dhe zyrtarët në provincën britanike të Irlandës së Veriut. Disa biznese kanë luftuar me deklaratat e reja doganore dhe çertifikatat shëndetësore pasi pandemia e koronavirusit godet gjithashtu firmat. Anëtarët ndërkombëtarë në Shoqatën Road Haulage (RHA) raportuan një rënie prej 68% të eksporteve në janar, tha grupi në Twitter, përcjell albinfo.ch

“Më duket thellësisht zhgënjyese dhe e bezdisshme që ministrat kanë zgjedhur të mos dëgjojnë industrinë dhe ekspertët”, tha Shefi Ekzekutiv i RHA Richard Burnett për Gazetën Observer. Qeveria tha se angazhohet me sektorin dhe nuk “njeh shifrën e dhënë për eksportet”. “Falë punës së palodhur të transportuesve dhe tregtarëve për t’u përgatitur për ndryshim, përçarja në kufi ka qenë deri më tani minimale dhe lëvizjet e mallrave tani janë afër niveleve normale, megjithë pandeminë COVID-19,” u tha në një deklaratë, përcjell tutje albinfo.ch