Kosova
LVV kërkon të votohet Kurti, pavarësisht se emri i tij nuk është në listë
Derisa KQZ-ja ka bërë të ditur se çdo votë për kandidatët që nuk janë në listën për deputet, janë të pavlefshme.
Ndonëse emri i tij është larguar prej listës së deputetëve nga ana e KQZ-së, Lëvizja Vetëvendosje ka kërkuar nga qytetarët që ta votojnë Albin Kurtin për deputet në zgjedhjet e 14 shkurtit, transmeton albinfo.ch.
Në një postim në Facebook, Vetëvendosje i ka ftuar simpatizantët e saj të votojnë për Kurtin, pasi sipas tyre secila votë do të numërohet.
“Secila votë për Vetëvendosjen – 127 – do të jetë e vlefshme! Mos i dëgjoni ata që thonë ndryshe. Votoni 127, pastaj zgjidhni jo më shumë se pesë numra kandidatësh nga lista jonë. Secila votë do të numërohet, që prej numrit 1 që është Albin Kurti, e deri në fund”.
Nga ana tjetër, KQZ-ja ka bërë të ditur se çdo votë për kandidatët që nuk janë në listën për deputet, janë të pavlefshme. Vota si e tillë për subjektin do të numrohet, por në aspektin për deputetë nuk do të numrohet, sqaron KQZ-ja. /Albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër? Gomat e dimrit nuk janë të detyrueshme në Zvicër. Ekspertët besojnë se rregulloret aktuale janë të...
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes