Lajme
Amazon shënon rekord shitjesh në çerekun e katërt të 2020-ës
Kompania e njohur amerikane, Amazon, në çerekun e katërt të vitit të kaluar për herë të parë e kaloi shifrën prej 100 miliardë dollarësh në shitje, sipas të dhënave financiare të publikuara të martën.
Gjiganti i tregtisë përmes internetit tha se shitjet në çerekun e katërt të vitit 2020 u rritën për 43.7 për qind dhe shkuan në 125.6 miliardë dollarë, në krahasim me 87.4 miliardë dollarë për të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Shitjet gjatë tërë vitit 2020 u rritën për 37.6 për qind dhe shkuan në 386 miliardë dollarë, nga 280.5 miliardë dollarë në vitin 2019, shkruan agjencia Anadolu.
Përderisa të hyrat neto u rritën për 118 për qind dhe shkuan në 7.2 miliardë nga tetori deri në dhjetor të vitit të kaluar, shuma e përgjithshme e fitimit për vitin 2020 ishte 21.3 miliardë dollarë, gati dyfish më shumë se në vitin 2019, kur fitimi ishte 11.6 miliardë dollarë.
Ndryshe, shefi ekzekutiv i kësaj kompania, Jeff Bezos, që është personi i dytë më i pasur në botë, njoftoi të martën se do të largohet nga posti dhe do të bëhet shef ekzekutiv i Bordit të Amazon-it për t’u përqendruar në projekte të tjera.
Miliona njerëz në Shtetet e Bashkuara dhe në mbarë botën kanë filluar të bëjnë blerje përmes internetit që nga marsi i vitit të kaluar për shkak të masave të izolimit dhe mbylljes së dyqaneve
E-Diaspora
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama do të zhvillojë nesër (24 nëntor) takimin me shqiptarët në Londër,...
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor