Kosova

Daka: Zgjedhjet organizohen sipas Kushtetutës

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka organizuar tërheqjen e shortit për renditjen e subjekteve politike në fletëvotimin e zgjedhjeve të parakohshme.

Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, ka kërkuar nga subjektet politike që të respektojnë ligjin.

“Dua të garantoj të gjithë pjesëmarrësit se KQZ mbetet e përkushtuar për organizimin e zgjedhjeve sipas Kushtetutës dhe kjo mund të arrihet vetëm me një angazhim të përbashkët, prandaj u bëj thirrje subjekteve që të respektojnë ligjin”.