Kosova
Bilanci aktual me Covid në Kosovë, Shqipëri dhe në Maqedoni
Që nga fillimi i pandemisë në Kosovë me Covid-19 janë infektuar rreth 60 mijë persona. Prej tyre 1,492 kanë humbur jetën, ndërsa mbi 52 mijë janë shëruar, kurse numri i rasteve aktive është 6 mijë e 231.
Në njoftimin e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, numri total i rasteve pozitive është 59,931, nga 231,094 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1,492 raste të vdekjes.
Në raportin e së shtunës thuhet se gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 260 pacientë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 52,208 raste, kurse numri i rasteve aktive është 6,231.
Nga ana tjetër, në 24 orët e fundit në Shqipëri janë konfirmuar pozitive 901 raste të reja dhe 11 humbje jete. Në 4 spitalet COVID po trajtohen 287 pacientë, 20 në terapi intensive, nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar. Lajmi i mirë mbete fakti se betejën me COVID-19 e kanë fituar në 24 orët e fundit 507 qytetarë.
Ndërkohë, Maqedonia Veriore, në 24 orët e fundit kishte 325 raste të reja të regjistruara, 151 prej të cilëve në Shkup, 27 në Tetovë dhe 17 në Kavadar.
Nga ana tjetër, numri i të shëruarve është më i lartë, pasi 479 pacientë fituan betejën ndaj COVID-19.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër? Gomat e dimrit nuk janë të detyrueshme në Zvicër. Ekspertët besojnë se rregulloret aktuale janë të...
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes